Ish asistentja e paditi për ngacmim seksual, reagon Vin Diesel
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Në periudhën e shtatzanisë ndodhin ndryshime edhe në lëkurë si pasojë e një stimulimi të madh që ndodh tek hormonet e gruas. Kështu në trupin e saj mund të shfaqen nishanë që më parë nuk kanë qënë atje, njolla, puçrra etj. Ndonjëherë këta nishanë mund të shkaktojë bezdi kjo pasi shoqërohen edhe me ndjesi kruarje.
Nishanët dhe rreziku në disa raste: Rastet më të rrezikshme janë nishanët mishtorë që mund të rriten sipër lëkurës, të cilat janë fibrioma dhe konsiderohen si një formë tumorale beninje që nuk degradon pothuajse asnjëherë në një formë malinje. Pavarësisht kësaj paraqet një problem pasi janë tepër të bezdisshëm. Zakonisht mund të shfaqen në gjoks dhe shkaktojnë kruajtje.
Si duhet të veprojmë në lidhje me nishanët që shfaqen në lëkurë?
Nëse keni të bëni me një rritje mishtore duhet të flisni me mjekun, por nëse keni të bëni me disa nishanë normale duhet të mbroni sa më shumë lëkurën tuaj nga dielli. Këtë mbrojtje duhet ta bëni me anën e një kremi me faktor të lartë si edhe duke i ekspozuar sa më pak në rrezet e tij.
Puçrrat dhe njollat
Një tjetër shqetësim që mund të shfaqet në lëkurë janë edhe njollat të cilat shkaktohen nga një pigmentim i lartë i lëkurës (nga melanina), e cila prodhohet në nivele të larta si pasojë e hormoneve. Këto njolla mund të shfaqen kryesisht në fytyrë. Në lëkurë gjithashtu mund të shfaqen edhe pucrrat duke bërë që ajo të duket si lëkura e një adoleshenti. Edhe në këtë rast mund të përdorni një krem mbrojtës.
Living/Burimi “përnënat.al”
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...