Shtatzania

Progesteroni, hormoni që parandalon dështimin e një shtatzënie

+

shtatwr

Për gratë që kanë pasur dështime të shumta, një trajtim i sigurtë me progesterone mund të rrisë shanset për të përfunduar një shtatëzani. Në një studim të ri të botuar në revistën Fertility and Sterility, dy të tretat e femrave që përdoren këto shtesa hormonale para shtatzënisë, mundën të çonin deri në fund një shtatzëni në mënyrë të suksesshme.
Progesterone ka treguar se ndihmon në stabilizimin e murit të brendshëm të mitrës (endometrium), një faktor i rëndësishëm për zhvillimin e shëndetshëm të embrionit. Shtojcat e progesteronit janë rekomanduar për më shumë se 50 vjet për gratë që kanë dështuar më shumë se dy fetuse në mënyrë natyrale.
Hulumtuesit nga Universiteti i Illinois në Çikago dhe Yale University kanë rekrutuar 116 gra që kanë humbur të paktën dy shtatzëni të hershme. Pas ndërhyrjeve dhe trajtimeve me progesteron 68% të femrave patën një shtatzëni të suksesshme në krahasim me 51% të femrave që nuk kishin marrë hormone.
Hulumtuesit besojnë se progesterone i jep sinjale endometrium të sekretojnë më shumë lëndë ushqyese, të cilat shërbejnë si ushqim për një embrioni në javët e para të zhvillimit.