Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Marsupioterapia bazohet në parimin se mënyra më e mirë për të nxitur kontaktin midis nënës dhe fëmijës është ajo e adoptuar nga kangurët. Metoda kangur nuk është vetëm një mënyrë e përshtatshme, mënyrë e natyrshme dhe ekonomike për të mbajtur të vegjlit, por edhe një mënyrë për të inkurajuar më shumë kontaktin lëkurë me lëkurë mes nënës dhe fëmijës. Përfitimet e mbajtjes kangur nuk janë vetëm fiziologjike, por janë manifestuar veçanërisht në aspektin e komunikimit: ky kontakt lejon që nëna ta qetësojë fëmijën dhe të mësojë më shumë rreth kërkesave të tij.
Si ta vendosni fëmijën? Fëmija duhet të mbahet drejt, me trupin që qëndron mbi trupin e prindërve dhe mbështetet në atë mënyrë që të mos ketë hendek midis dy trupave. Këmbët janë të hapura, gjunjët janë më lart, ndërsa shputat duhet të jenë në nivelin e kërthizës së prindit, asnjëherë më poshtë. Mbështetja që menaxhon më së miri situatën, për të mbajtur fëmijën në këtë pozicion fiziologjik është brezi i gjatë. Është një pëlhurë rreth 70 cm e gjerë dhe 3 deri në 5 metra e gjatë. Nuk ka butona ose nyje, por vetëm skajet e dyfishtë për ta bërë atë më të qëndrueshme dhe të menaxhueshme. Ai përshtatet në mënyrë të përkryer me madhësinë e moshën e fëmijës, kështu që mund ta përdorni atë nga muaji i parë, deri në 3 vjet apo më shumë. Kjo mënyrë mbajtjeje garanton nevojat themelore të fëmijës, nevojat e sigurisë dhe komoditet në shikimin e fëmijës. Metoda “nëna kangur” ka lindur në Kolumbi në vitet shtatëdhjetë, si një mbështetje sidomos për fëmijët e parakohshëm ose nën peshë. Gjatë 20 viteve të fundit ajo është përhapur gjerësisht në vendet perëndimore dhe sot ajo mund të zbatohet pa kufizime për të gjithë foshnjet./Burimi ''Për nënat"
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...