Eni Shehu: Arbana shtrigë, të nxinte jetën!
Eni Shehu, i ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ka folur për marrëdhënien e tij me Arbana Osmanin, duke thë...
Është zbuluar një molekulë e cila mund të ulë rrezikun e lindjes së parakohshme tek shtatzanitë e riskuara, duke evituar kështu shumë probleme që mund të shfaqen tek fëmija. Kjo molekulë është zbuluar nga studiuesit e “Universitetit të Bernës” e cila prodhohet nga ovocidet pas fekondimit dhe vendosjes së embrionit në muret e mitrës. Kjo gjë është një hap përpara në frenimin e lindjes së parakohshme e cila mund të sjellë probleme psiko-fizike tek fëmija si pasojë e një zhvillimi jo të mirë si edhe një peshe të vogël. Quhet PIF (pre implantation factor) dhe mund të prodhohet edhe në laborator. Për momentin është bërë një provë tek kaviet dhe në bazë të rezultateve të nxjerra, mjeku Martin Muller shprehet se situata premton për më shumë rezultate të mira. Ata janë tepër të inkurajuar nga këto rezultate dhe po vazhdojnë të thellojnë studimet e tyre në mënyrë që shumë shpejt këtë molekulë ta injektojnë edhe në trupin e një gruaje shtatzanë në mënyrë që lindja të ndodhë pas javës së 37-të. Përgjegjës për lindjen e parakohshme janë faktorë të ndryshëm si infeksionet vaginale, keqformimet e uterusit, konsumi i duhanit, dhe në përgjithësi një stil jetese jo i shëndetshëm. Rreziku është i madh edhe për gratë me probleme psikologjike dhe që jetojnë në kushte të rënda socio-ekonomike./Burimi ''përnënat"
Eni Shehu, i ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ka folur për marrëdhënien e tij me Arbana Osmanin, duke thë...
Historia e një italiani që kaloi nëntë muaj duke jetuar në një aeroport mund të tingëllojë paksa si komploti i fi...
Ka disa hapa shumë të thjeshtë për të pastruar syzet apo ekranin e celularit në mënyrën e duhur, nuk është n...