Ambasada shqiptare në Greqi bën sqarimin e rëndësishëm për hyrje- daljet në vendin fqinj
Ambasada shqiptare në Greqi ka reaguar pas lajmeve që qarkulluan ditën e djeshme për kufizimin e lëvizjes Greqi- Shqipëri dhe an...
Dashi:
Pika jote e dobët: të skuqurat.
Përbërësi yt i shëndetshëm ushqimor: kafeja, pasi ajo qetëson me doza të vogla dhimbjet e kokës.
Përbërësi ushqimor që duhet evituar: specat djegës të pagatuar, pasi ata mund të acarojnë së tepërmi zorrët.
Këshilla ushqimore: mos nxito në ngrënie.
Demi:
Pika jote e dobët: luleshtrydhet.
Përbërësi yt i shëndetshëm ushqimor: avokadoja, sepse ajo lufton kundër kolesterolit të keq. Duhet ta përdorësh pa e tepruar, sepse është një përbërës shumë kalorik.
Përbërësi ushqimor që duhet evituar: sheqeri i tepërt.
Këshilla ushqimore: mëso të hash me përmbajtje dhe të kesh gjithnjë me vete vaj esencial borziloku, i cili ndihmon tretjen.
Binjakët:
Pika jote e dobët: shijet me sheqer e të tharta njëkohësisht.
Përbërësi yt i shëndetshëm ushqimor: agrumet, të cilat janë të pasura me vitaminë C.
Përbërësi ushqimor që duhet evituar: erëzat e forta, të cilat janë tepër acaruese.
Këshilla ushqimore: ha ngadalë.
Gaforrja:
Pika jote e dobët: kruasanet
Përbërësi yt i shëndetshëm ushqimor: patëllxhani, i cili është me pak kalori dhe thith yndyrnat.
Përbërësi ushqimor që duhet evituar: ushqimet e pasura me fibra
Këshilla ushqimore: krijo larmi në gatime dhe ha në mënyrë të rregullt.
Luani:
Pika jote e dobët: haviari.
Përbërësi yt i shëndetshëm ushqimor: majdanozi, i cili është shumë i pasur në vitamina.
Përbërësi ushqimor që duhet evituar: kripa.
Këshilla ushqimore: lexo etiketat e ushqimeve për të parë nëse ushqimet kanë shumë kripë.
Virgjëresha:
Pika jote e dobët: ëmbëlsirat me bajame.
Përbërësi yt i shëndetshëm ushqimor: thjerrëzat, pasi ato thithin yndyrnat.
Përbërësi ushqimor që duhet evituar: fibrat, si të asparagut.
Këshilla ushqimore: mos ha në orë tepër të vona të natës.
Peshorja:
Pika jote e dobët: makaronat.
Përbërësi yt i shëndetshëm ushqimor: vanilja, aroma e së cilës ndikon në pakësimin e ngrënieve të shpeshta.
Përbërësi ushqimor që duhet evituar: rrushi, i cili është tepër i pasur me sheqer.
Këshilla ushqimore: duhet të përdorësh sa më shumë që të jetë e mundur gatimet me zierje.
Akrepi:
Pika jote e dobët: recetat pikante
Përbërësi yt i shëndetshëm ushqimor: hithra për karakteristikat e saj tonizuese, stimuluese dhe tretëse.
Përbërësi ushqimor që duhet evituar: lakra, për shkak të acidit urik.
Këshilla ushqimore: mos e tepro në ngrënie, ke për tendencë ta kalosh masën.
Shigjetari:
Pika jote e dobët: patatet.
Përbërësi yt i shëndetshëm ushqimor: sherebela, që ndihmon kundër fryrjes së stomakut.
Përbërësi ushqimor që duhet evituar: sheqeri.
Këshilla ushqimore: zëvendëso sheqerin me mjaltë.
Bricjapi:
Pika jote e dobët: kuzhina origjinale, sallamet.
Përbërësi yt i shëndetshëm ushqimor: lakra, e cila është e pasur me antioksidantë dhe vitaminë C.
Përbërësi ushqimor që duhet evituar: vaji i lulediellit dhe i misrit.
Këshilla ushqimore: mësohu më shumë me shije të reja.
Ujori:
Pika jote e dobët: shijet ekzotike.
Përbërësi yt i shëndetshëm ushqimor: frutat e thata (arrat, kikirikët, etj.) për magnezin.
Përbërësi ushqimor që duhet evituar: krundet e tërshërës.
Këshilla ushqimore: mos përdor të skuqurat.
Peshqit:
Pika jote e dobët: makaronat e të gjitha llojeve.
Përbërësi yt i shëndetshëm ushqimor: kastraveci, pasi është diuretik.
Përbërësi ushqimor që duhet evituar: angjinaret, për shkak të shijes së tyre tepër të theksuar.
Këshilla ushqimore: evito ngrëniet jashtë vakteve.
Ambasada shqiptare në Greqi ka reaguar pas lajmeve që qarkulluan ditën e djeshme për kufizimin e lëvizjes Greqi- Shqipëri dhe an...
Çantat janë një nga aksesorët që na vijnë ndërmend të parat për t’u ndërruar me ndryshimin e stin&eu...
Kjo fotografi që, siç është thënë më parë, është shkrepur në Balmoral, në gusht të vitit 20...