Akrepi

+

Horoskopi vjetor 2018

akrepi

Një vit përfitimesh të mëdha materiale dhe afektive. Jeni gati, miq të Akrepit? Viti 2018 do t’ju rezervojë një vend në rreshtin e parë në shfaqjen e madhe të jetës. Fushën mund ta zgjidhni sipas dëshirës: lumturisë në dashuri, suksesit në punë, financave në rimëkëmbje, shëndetit të plotë apo harmonisë familjare. Do të ecni të sigurt në rrugën e ndërmarrë, të bindur në zgjedhjet e veprimet tuaja.

Në aspektin profesional, Jupiteri dhe Saturni në pozicion të favorshëm, do t’ju sjellin një vit 2018 të mrekullueshëm
për sa i përket punës. Përgatituni për revanshin e madh, për t’u treguar të tjerëve se me ç’brumë jeni gatuar, se vetëm ju mund të dilni nga një situatë e vështirë dhe të ecni përpara me gjithë fuqinë. Vendiemet që do të merrni do të jenë të volitshme dhe do t’ju garantojnë stabilitet dhe fitimi të majme. Nuk do të keni të ndalur, edhe pse në mesin e vitit do të hasni disa të papritura.

Në aspektin sentimental, do të jetë një vit i lumtur, një vit raportesh të konsoliduara, ku ju do të jeni protagonistët kryesorë. Ndonjëri prej jush mund të marrë një vendim të rëndësishëm, qoftë edhe të përhershëm. Nëse jeni në një lidhje të qëndrueshme, do të kaloni një periudhë bashkëveprimi si asnjëherë më parë dhe do të gjeni lumturinë edhe në rutinën e përditshme. Nëse jeni beqarë, këtë vit ju presin surpriza të pafundme. Urani trazovaç do të nxisë kthesa drastike.

Në aspektin e shëndetit, forca juaj e brendshme do të shoqërohet edhe me rezistencë fizike. Do të ndiheni energjikë, të gatshëm të përballoni angazhimet e përditshme pa mundim dhe pa rënë pre e stresit që shpeshherë i infekton të gjithë. Do të jeni shëndoshë e mirë dhe kjo do të duket qartë. Kujdes se mos shtoni peshë!