Binjaket

+

Horoskopi vjetor 2018

binjaket

Vitin 2018 do ta nisni me një ndjesi të pakushtëzuar lirie. Do të ndiheni të lirë të mendoni për veten, për projektet personale, për kultivimin e interesave tuaja, pa hezituar dhe pa e vrarë mendjen. Do të jetë një vit përgjithësisht pozitiv gjatë të cilit do të gjeni sërish vetëbesimin.

Në aspektin profesional, do të vihet re pozicionime planetësh të ndryshëm muaj pas muaji që do të sjellin me vete prirjen për përmirësim në raport me vitin e kaluar. Disa muaj progresi profesional do të jetë më i shpejtë e disa të tjerë më i ngadaltë. Prej nëntorit, duhet t’i kushtoni vëmendje të veçantë gjendjes financiare. Mos rrezikoni me ndonjë financim të mundshëm dhe bëjini mirë llogaritë. Mos u druani: Viti 2018 do të jetë më i mirë se ai që lamë pas.

Në aspektin sentimental, do të ndihet më së shumti atmosfera e lirisë që karakterizon pozicionimin e yjeve në shenjën tuaj. Do t’ju lindë dëshira që t’i shfaqni lirshëm dëshirat,
të distancoheni nga gjithçka që ju ka bërë të vuanit dhe të zgjoni sërish pasionin, duke përqafuar kështu risi në çift apo në mënyrën e të dashuruarit, nëse jeni beqarë. Në rast të ndonjë flirti, bëni kujdes nga Neptuni që mund t’ju shtyjë ta idealizoni personin me të cilin shoqëroheni. Tregohuni realistë dhe do të qëlloni në shenjë.

Në aspektin e shëndetit, nëse keni vuajtur nga probleme shëndetësore deri tani, viti 2018 do të tregohet bujar me ju, sidomos nëse problemi ka pasur lidhje me depresionin apo vetëbesimin e ulët. Ky vit mund të bëjë mrekulli për gjendjen tuaj psikologjike. Do të ndiheni më të qetë dhe do t’i shihni pengesat si të kapërcyeshme. Do të jetë një vit i shkëlqyer për të zbuluar nevojat e organizmit tuaj dhe për t’i plotësuar ato.

Ka ardhur koha që ta merrni më seriozisht shëndetin tuaj fizik. Mjaft me ëmbëlsirat, alkoolin apo me ushqimet e rënda dhe filloni një regjim me ushtrime fizike. Mësoni që t’i thoni “jo” gjithçkaje që mund të dëmtojë trupin tuaj.
Gjatë nëntë muajve të parë të vitit, ata që i përkasin kësaj shenje do të jenë të rrethuar nga dashuria dhe romanca.
Për sa i përket fushës së karrierës, profesioni dhe puna juaj mund t’ju duken të pazakonta në një mënyrë apo një tjetër. Por juve mund t’ju shfaqen mundësi të reja, ndaj sigurohuni që ajo që ju ofrohet të jetë e realizueshme.