Bricjapi

+

Horoskopi vjetor 2018

bricjapi

Viti i kthesës së madhe ka mbërritur! Sukseset do të ndjekin njëri-tjetrin. Saturni dhe Plutoni do të jenë në shenjën tuaj. Ky pozicionim do t’ju ndihmojë të arrini pikësynimet
dhe objektivat në çdo sferë. Mos hiqni dorë prej asgjëje në emër të suksesit, por mos harroni kurrë humanizmin, empatinë dhe solidaritetin! Kështu, përpos suksesit financiar, do të fitoni diçka edhe më të vyer: respektin dhe vlerësimin e atyre që ju rrethojnë.

Në aspektin profesional, viti 2018 do të jetë viti i arritjeve dhe kurorëzimit me sukses të përpjekjeve. Çfarë ju mundonte deri tani, miq të Bricjapit? Përgjigjja do të vijë njëzëri:
do të keni resurse më të mëdha financiare. Pozicionimi i Jupiterit deri në nëntor do t’ju mundësojë vënien në zbatim të ujdive me leverdi, shtimin e të ardhurave, marrjen e shpërblimeve shtesë apo gjetjen e ndonjë vendi pune të lakmuar. Angazhimi juaj dop të jetë i vazhdueshëm dhe frytet do të jenë tejet të volitshme gjatë gjithë vitit.

Në aspektin sentimental, ju presin surpriza mjaft të këndshme gjatë këtij viti kaq të bukur. Do të ndiheni të sigurt në vetvete dhe do t’i kërkoni partnerit pa asnjë problem gjithçka që dëshironi. Arritje në sferën e ndjenjave dhe qëndrueshmëria emocionale do t’ju shoqërojnë gjatë gjithë vitit.
Nëse jeni beqarë, është një periudhë e shkëlqyer për të shtuar besimin në aftësitë tuaja joshëse.
Edhe flirtet do të jenë të mrekullueshme, sidomos në periudhën maj-nëntor, një periudhë befasuese dhe magjike në shumë aspekte.

Në aspektin e shëndetit, do të ndiheni mirë, mbase sepse rrethanat do të paraqiten të favorshme. Jo vetëm të fortë dhe të shëndetshëm fizikisht, por edhe të qetë në pikëpamjen emocionale, më të gëzuar dhe më të prirë për të buzëqeshur. Do të jetë gëzim i madh për ata që do t’ju shohin të çeleni. Vetëm një këshillë, në periudhën maj-nëntor, nëse jeni në moshë, shtatzënia duhet parë si një mundësi konkrete.