Gaforrja

+

Horoskopi vjetor 2018

gaforrja

Kushtojini rëndësi zemrës dhe kini besim! Viti 2018 do të jetë plot ngjarje për të gjithë ju, të lindurit në shenjën e Gaforres. Një vit plot të papritura dhe tensione. Një gjë është e sigurt, gjatë 2018-tës nuk do të mërziteni kurrsesi, sepse ju presin risi të shumta që kërkojnë vëmendje dhe reflektim që të vendosni në mënyrë të drejtë.

Në aspektin profesional, kalimet e shumta planetare do të diktojnë një situatë profesionale “stoike” për të gjithë ju. Viti paraqitet i mundimshëm dhe plot sfida pune. Urani dhe Demi, në periudhën mes majit dhe nëntorit do t’ju tregojnë rrugë të reja që duhet t’i ndiqni për arritje në karrierë. Bëni kujdes me Saturnin dhe Plutonin në pozicion jo të favorshëm që do t’ju detyrojnë të veproni me kujdes e maturi dhe të llogarisni me saktësi të plotë çdo hapo që hidhni në fushën financiare. Mos rrezikoni!

Në aspektin sentimental, viti 2018 nuk do të favorizojë me pasiguritë, sjelljet sipërfaqësore apo “tërhiq e mos e këput”. Do të jetë viti i përsosur për të mbledhur mendjen dhe për të marrë vendime të rëndësishme që mund të kenë efekte afatgjata (përfshirë këtu ndonjë bashkëjetesë apo shtatzëni), apo edhe ndonjë ndarje, nëse konfliktet janë të vazhdueshme. Gjithsesi, yjet ju japin një këshillë: ktheni faqe dhe nisni një kapitull të ri.

Në aspektin e shëndetit, diagrami juaj shëndetësore
do të krahasohej me ulje-ngritjet e një karuseli. Mirëqenia fizike dhe kënaqësia e brendshme arrijnë majat, pastaj bien në rënie të lirë, prekin fundin dhe ngrihen përsëri në majë. Si përfundim ç’do të ndodhë? Ju do të bëni përpjekje, por s’do t’i keni të gjitha në dorë.