Peshorja

+

Horoskopi vjetor 2018



peshorja

Viti 2018 do të jetë një vit konfirmimesh dhe spastrimesh njëherësh. Paraqitet një viti relativisht i mundimshëm, që do të karakterizohet nga reflektimi i thellë dhe maturia, nga zgjedhje të vështira që do të kërkojnë vëmendje maksimale. Megjithatë, disa situata do të jenë të paparashikueshme dhe mund t’ju detyrojnë të ndryshoni planet e projektet personale apo familjare. Duhet të jeni si uji që merr formën e enës ku hidhet, kështu, do të përshtateni me rrethanat. Lajme të mira vijnë prej muajit nëntor.

Në aspektin profesional, përgjatë vitit 2018 mund ta keni pak të vështirë të përshtateni me kërkesat e punës dhe me risitë. Nëse do t’ju duket vetja si pa bosht, mundohuni të shihni përpara dhe tregohuni fleksibël. Kështu, do të arrini të merrni maksimumin nga një vit jo fort bujar me ju. Megjithatë, këto sprova do t’ju shtyjnë të nxirrni në pah dhunti që mbase s’e dinit t’i kishit. Me siguri, do t’i shtoni kompetencat dhe aftësitë tuaja në karrierë.

Në aspektin sentimental, viti 2018 do të sjellë zgjidhjen e të gjitha nyjave të lidhura në vitin 2017. Nëse nuk kishit menduar të përballeshit me to, tani do t’ju detyrojnë rrethanat që ta bëni. Ndaj, kini durim, nëse e keni vërtet për zemër partnerin/en, se nuk do të jetë një vit i lehtë. Nëse tregoheni bashkëpunues, të jeni të sigurt për diçka, raporti juaj do të forcohet edhe më tej. Në rast të kundërt, mund ta gjeni veten sërish beqarë/e. Nëse jeni në kërkim të dashurisë, mos e humbni durimin, por më përpara përpiquni të gjeni pavarësinë emocionale brenda jush, para se t’i futeni një lidhje sa për të mos ndenjur vetëm.

Në aspektin e shëndetit, nuk do të keni shumë energji këtë vit. Ndaj, nëse ia doni të mirën vetes, duhet të mësoni ta menaxhoni me maturi fuqinë tuaj fizike, duke organizuar angazhimet
me efikasitet, duke kërkuar ndihmë dhe duke shmangur tensionet, pesimizmin dhe meditimet e zgjatura. Ushqehuni si duhet, çlodhuni dhe argëtohuni sa më shumë.