Peshqit

+

Horoskopi vjetor 2018

peshqit

Viti 2018 do të jetë tejet pozitiv. Do të ndiheni të fortë e të vendosur, të sigurt në vetvete, të gatshëm për të hedhur pas krahëve këto vite të mundimshme. Jo vetëm kaq, të gatshëm të fitoni gjithçka që ju takon në çdo fushë e sektor. Pra, një ogur i mirë që do të sjellë surpriza shumë të bukura.

Në aspektin profesional, do të përkushtoheni me seriozitet, do të krijoni raporte të rëndësishme. Të gjithë të lindurit në shenjën tuaj do të keni një qëllim të përbashkët, pavarësisht kushteve në të cilat niseni: të përmirësoni gjendjen tuaj dhe të arrini një hov cilësor. Gjatë vitit gjendja financiare do të jetë më e favorshme dhe të ardhurat në shtim e sipër. Kjo dukuri do t’ju shoqërojë deri në mes të muajit nëntor. Përgjatë gjithë vitit ju presin konfirmime të shumëpritura në sferën profesionale.

Në aspektin sentimental, do të ndiheni të lumtur, të kënaqur dhe të dashuruar. Kështu do të ndikojnë yjet te ju për këtë vit. Po ashtu do t’ju vijë në ndihmë fleksibiliteti në marrjen
e vendimeve të rëndësishme që do të rezultojnë me baza të forta. Yjet kërkojnë me ngulm t’ju sjellin qëndrueshmërinë aq të shumëpritur në sferën afektive. Një periudhë e shkëlqyer për të gjetur dashurinë, për të gjetur personin e duhur dhe për të nisur krijimin e familjes, nëse e shihni
të arsyeshme. Periudha maj-nëntor sjell surpriza të pafundme.
Në aspektin e shëndetit, viti 2018 do të jetë viti i rikuperimit të plotë fizik dhe psikologjik, sepse do të përfshijë trupin
dhe mendjen. Do të ndiheni shëndoshë e mirë dhe në formë
të shkëlqyer fizike. Nëse doni të përmirësoni aspektin estetik, sidomos tonifikimin e lëkurës, mund të arrini mrekulli
me ndihmën e Saturnit.