Shigjetari

+

Horoskopi vjetor 2018


shigjetari

Me hapa galopantë drejt horizonteve të reja! Viti 2018 do të jetë përgjithësisht i qetë, por me disa risi e ndryshime. Gjallëria do të vijë duke u shtuar deri në fund të vitit, me hyrjen e Jupiterit në shenjë, që do të zgjojë dëshirat tuaja dhe do t’ju ndihmojë të shprehni gjithçka që keni mbajtur gjatë brenda vetes. Neptuni në pozicion jo të favorshëm do t’ju shkaktojë disa zhgënjime, por do t’i kaloni pa problem.

Në aspektin profesional, viti 2018 do të paraqitet i qetë dhe pa luhatje të mëdha, por mundohuni të mos pushtoheni nga frika e të gabuarit. Pozicionimi i yjeve është i favorshëm, edhe pse diagnoza e përsosur do të përcaktohet nga kalimet e planetëve muaj pas muaji. Në vija të përgjithshme, situata juaj profesionale do të jetë e ekuilibruar dhe e qëndrueshme, pa ndonjë hov të madh, por e përshtatshme për të ndërmarrë nisma që mund të shpërblehen pas nëntorit, kur Jupiteri në shenjë do t’i kurorëzojë të gjitha përpjekjet.

Në aspektin sentimental, pozicionimi i Uranit do të sjellë ndryshime, ndryshime që për shumë prej jush i kanë rrënjët në ngjarje më të hershme. Vetëm për disa prej Shigjetarëve transformimi do të nisë në vitin 2018. Ky transformim do të ketë të bëjë kryesisht me nevojat tuaja që do të jenë të ndryshme dhe do të kërkojnë strategji të reja. Neptuni kundër nuk ju lejon të vendosni një qasje të ekuilibruar me realitetin përreth, apo të konkretizoni projekte në planin e ndjenjave. Gjeni dikë që ju meriton dhe shtrëngojeni fort!

Në aspektin e shëndetit, do të jeni mirë në përgjithësi, por me gjasë do t’i përkushtoheni më tepër nga sa duhet pamjes së jashtme, duke kufizuar të ushqyerin. Kujdes se mos shkaktoni ndonjë deficit ushqimor, duke u ushqyer sipas një regjimi reference. Duhet të konsumoni çdo produkt dhe të mos përjashtoni asgjë nga dieta juaj.