Ujori

+

Horoskopi vjetor 2018

ujori

Ulje-ngritje të vazhdueshme, por mos u shqetësoni! Fundi do të jetë i lumtur. Ndiheni të pakënaqur, herë pas here edhe të frikësuar nga diçka që as vetë ju nuk e përcaktoni dot mirë. Miq të shenjës së Ujorit, ç’po ju ndodh kështu? Kthejeni kokën pas dhe shikoni sa shumë gjëra keni bërë e arritur. Urani është në pozicion të favorshëm me shenjën tuaj, po ashtu edhe Jupiteri pas nëntorit. Ndaj, fundi i vitit do të jetë i shkëlqyer.

Në aspektin profesional, viti 2018 nuk do të jetë problematik, por duhet të keni shumë kujdes me zgjedhjet që bëni dhe me ambicien tuaj. Dëshira për të fituar gjithmonë e më tepër mund t’ju shtyjë të hidhni një hap të gabuar. Veproni me maturi, mençuri dhe realizëm. Edhe pse pozicionimi i përmuajshëm i yjeve nuk ju favorizon aq shumë sa vitin e kaluar, gjithsesi
do të përmbyllni disa nisma pozitive dhe rezultatet e tyre mbresëlënëse do t’i korrni nga nëntori e mbrapa.

Në aspektin sentimental, shpesh do të ndiheni mosbesues e xhelozë, të pakënaqur me karakterin ose mendësinë e partnerit, ose ende të mbërthyer pas kujtimit të një dashurie që s’është venitur ende plotësisht nga zemra juaj. Yjet ju sugjerojnë që të shihni përpara, ose edhe të ktheni kokën pas, nëse ju shërben për të sjellë në mendje të gjitha situatat që keni kaluar
me partnerin aktual. Në një raport ndodhin edhe pakënaqësi. Në vjeshtë kjo situatë do të marrë fund. Jeni beqarë?
Do të përjetoni dashuri të pazakonta, disa do të zgjasin përgjithmonë, kurse disa të tjera do të mbarojnë sa hap e mbyll sytë.

Në aspektin e shëndetit, pakënaqësia shpirtërore mund të sjellë pasoja negative në mirëqenien e organizmit tuaj. Do të anoheni vazhdimisht, duke vënë në pak dhimbje të vogla aty-këtu. Qofshin ose jo konkrete, kjo do jetë një mënyrë për të shprehur gjendjen e zymtë që ndieni përbrenda. Përkëdheleni veten dhe lejoni
të tjerët t’ju përkëdhelin sa më shumë të jetë e mundur!