Virgjëresha

+

Horoskopi vjetor 2018
virgjeresha

Viti 2018 do t’ju dhurojë plot arsye për të buzëqeshur. Ky vit paraqitet i mrekullueshëm për të lindur në shenjën e Virgjëreshës. Gjendja emocionale do të jetë e shkëlqyer, do të merrni vendime të frytshme, do të jeni të qetë dhe të sigurt në vetvete, pa mendimet pesimiste dhe tensione. Sigurisht që ndonjë shqetësim të vogël mund ta keni, por jo si në vitet e shkuara.

Në aspektin profesional, nuk ndodh shpesh që të keni Jupiterin dhe Saturnin në pozicion të favorshëm me shenjën tuaj. Po ashtu edhe Uranin në periudhën mes majit dhe nëntorit. Ndaj, ngrini kokën lart dhe ecni përpara, sepse karriera juaj mund të marrë një hov të rëndësishëm cilësor. Do t’ju vijnë konfirmime, do të gjeni ekuilibrin dhe sigurinë financiare dhe do të merrni propozime që i prisnit prej kohësh. Keni një projekt të hershëm që e ruani? Mbase ka ardhur koha që ta shpluhurosni dhe ta vini në zbatim.
Në aspektin sentimental, 2018-ta do të jetë një vit mjaft i favorshëm. Do të ndiheni të sigurt në vetvete dhe do të bëni zgjedhje të rëndësishme si bashkëjetesa me partnerin, ndonjë shtatzëni a martesë e mundshme, apo blerja e ndonjë shtëpie të përbashkët. Zemra juaj, më në fund, do të ndihet e sigurt dhe do t’i kuptoni qartë ndjenjat. Nëse nuk jeni të dashuruar, do ta gjeni një mënyrë që dashuria të bëhet pjesë e jetës suaj. Me ndikimin e Jupiterit dhe Saturnit, Kupidi mund të vijë kur nuk e prisni.

Në aspektin e shëndetit, do të ndiheni të fortë dhe energjikë. Do të ndiheni në formë të shkëlqyer, të gatshëm të përballeni me problemet e dikurshme. Siguria në vetvete që e keni rigjetur do t’ju ndihmojë në aspektin psikologjik dhe do të ketë pasoja pozitive në mirëqenien tuaj të përgjithshme. Në aspektin estetik, do të jetë një vit i shkëlqyer të tonifikuar muskujt dhe për të përmirësuar lëkurën.