Binjaket

+

Horoskopi javor 27Shkurt- 5 Mars

binjaket

Të paktën një herë do të jeni të ndërgjegjshëm dhe të bindur se jeni në gjendje ta përballoni të tashmen me të gjitha problemet dhe ndërlikimet që përfshin ajo. Do ta keni këtë lloj ndërgjegjësimi sidomos ditën e hënë, kur personat pranë jush do të ndihen disi nervozë, shpeshherë dhe pa arsye. Por, duke filluar nga dita e enjte, Dielli do t’ju ndihmojë të keni energjinë e duhur, e cila do t’ju mbrojë nga reagimet impulsive të atyre që janë pranë jush. Në fundjavë, falë ndikimit të Neptunit, do të shijoni një moment të veçantë ku do të ndjeni një lloj lehtësimi dhe shpërqendrimi. Gjithashtu, do të mund t’u shmangeni energjive negative që keni përjetuar në fillim të javës.