Demi

+

Horoskopi javor 19-25 Qershor

demi

Kjo do të jetë një javë e këndshme dhe interesante për të lindurit e kësaj shenje. Gjatë ditëve në vazhdim nuk do të hasni asnjë pengesë nga planetët. Të martën mund të ndiheni disi të shpërqendruar si pasojë e ndikimit të Neptunit, por pikërisht kjo gjendje mendore mund të bëhet shkak për të pasur ide gjeniale, të cilat nuk duhet t’i nënvlerësoni. Ditën e mërkurë falë ndikimit të Diellit dhe të Mërkurit në shenjën tuaj ju do të dukeni rrezatues. Kurse prania e Plutonit në shenjën tuaj do t’ju ndihmojë që ta mbyllni javën bukur me energji dhe plot optimizëm.