Gaforrja

+

Horoskopi javor 20-26 Mars

gaforrja

Ardhja e pranverës përkon me kalimin e Diellit në shenjën tuaj. Në këto momente duhet të angazhoheni për çështje të ndryshme dhe të tregoheni të qëndrueshëm. Me pak fjalë, duhet të shfaqni cilësitë dhe aftësitë tuaja në mënyrë që të provoni të zgjidhni një problem. Megjithatë, duhet të tregoheni korrektë me të tjerët, sepse gjatë ditëve të fundit të javës rrezikoni të jepni përshtypjen se nuk po thoni të vërtetën dhe dikush mund të dyshojë në sinqeritetin tuaj. Si t’ia bëni? Thjesht mundohuni që ta përballoni gjithçka pa u nxituar dhe pa e humbur sensin e masës. Kjo nuk do t’ju nevojitej tani.    

Të hënën do ta keni të vështirë të shpreheni qartë dhe t’i kuptoni të tjerët. Kështu, do t’i shtyni për më vonë projektet që kërkojnë shumë energji. Kjo është një zgjidhje shumë inteligjente, por që me kalimin e ditëve do t’ju bëjë jo tolerantë ndaj të tjerëve dhe ndaj kërkesave që ata mund të kenë. Lejojeni veten të përkëdheleni nga këto yje dhe përfitoni nga prania e Marsit në shenjën tuaj, por që duke filluar nga dita e shtunë do t’ju bëjë që të ndërgjegjësoheni dhe të ndërmerrni një angazhim të rëndësishëm, sepse sezoni i qetësisë përfundoi. Ju pret një javë e ngarkuar.