Peshorja

+

Horoskopi javor 20-26 Mars

peshorja

Pranvera nuk është stina e favorshme për të lindurit e shenjës së peshores. Për këtë arsye do t’ju duhet të tregoheni të kujdesshëm me personat pranë jush dhe ndaj gjithçkaje që ju rrethon. Duke filluar që nga dita e hënë, Dielli do t’i shtohet listës së planetëve që ndikojnë negativisht në shenjën e Peshores duke e bërë më të vështirë sfidën që ju pret. Do t’ju duhet kështu të përjetoni pasionin dhe entuziazmin, edhe atëherë kur ndoshta nuk do të keni shumë dëshirë. Bëni kujdes si shpreheni dhe si silleni të premten, sepse  mënyra juaj e komunikimit mund të mos jetë nga më të shkëlqyerat. Për fat Dielli do t’ju përkëdhelë në fundjavë, duke ju ngrohur zemrën dhe duke sjellë dritë dhe miqësi të reja përgjatë ditës së shtunë.