Shigjetari

+

Horoskopi javor 24-30 Prill


shigjetari

Tensioneve të pashmangshme të krijuara prej ndikimit të Marsit tani do t ‘i shtohen edhe pasiguritë e atyre që duan të tregohen të gatshëm e të dashur karshi jush. Të hënën, për shembull, do të ndesheni shpesh me persona kokëfortë, me të cilët do ta keni të vështirë të ruani qetësinë. Bëni durim deri të premten kur, nën ndikimin e Venusit, më në fund do t’u jepet zgjidhje situatave që nuk ishit të gatshëm t’i duronit më. Kështu, do të jeni më të ëmbël, diplomatikë dhe të kuptueshëm. Duhet vetëm të tregoheni të arsyeshëm.