Virgjëresha

+

Horoskopi javor 20-26 Mars

virgjeresha

 

Tani që Dielli nuk ndikon më negativisht në shenjën tuaj, mund t’i përqendroni sërish energjitë te vetja dhe te nevojat që keni. Madje do ta keni të nevojshme ta bëni këtë. Duke filluar nga dita e premte, Mërkuri do të ndikojë negativisht në shenjën tuaj dhe do t’ju duhet të tregoheni të kujdesshëm. Shmangni pasiguritë dhe dyshimet, si pasojë e të cilave do të përfundonit duke u përballur me personat pranë jush. Përkushtojuni të shtunën një çështjeje praktike, sepse të dielën nën ndikimin e Uranit do të ndiheni jotolerantë dhe të pakënaqur për gjithçka që nuk keni ditur si ta përballoni.  

Të lindurit në këtë shenjë po rrethohen gjithmonë e nga më shumë njerëz, gjë që nuk është pjesë e shijeve tuaja, sepse do të ndiheni nervozë. Kjo ndodh, sepse Mërkuri nuk ju ka dhënë ende forcën dhe qartësinë e duhur për të vepruar. Planeti i Saturnit do t’ju ndihmojë të ruani qetësinë gjatë ditëve të para të javës. Këtë javë do të ndiheni shumë energjik dhe s’do të gaboni në vlerësimet tuaja. Mos ndërmerrni iniciativa të reja ditën e mërkurë, sepse Neptuni do të ndikojë shumë në reagimet tuaja. Venusi do të kthehet në shenjën tuaj ditën e enjte dhe jo vetëm që do të sjellë ëmbëlsi dhe harmoni në lidhjen tuaja, por do t’ju bëjë më praktikë në çështjet që kanë lidhje me paratë. Pasion dhe dashuri për ju gjatë fundjavës.