living social

Home | Art Craft | Bizhuteri | Vëth me grep

Vëth me grep

Font size: Decrease font Enlarge font
Vëth me grep

Prej muajsh, vëthët me grep janë shumë në modë. Mësojini t’i realizoni vetë me këtë udhëzues të thjeshtë.

Teknika bazë për të krijuar vëthë me grep është e thjeshtë, mjafton të gjeni një dantellë të bërë me grep nga ato të gjysheve tuaja nëpër valixhet e vjetra, ose mund t’i blini nëpër dyqanet artizanale, ku mund të gjeni nga të gjitha llojet.
Mbasi të keni gjetur dantellën me grep, priteni figurën, që shpesh është lule me dizenjo të ndryshme. Për të prerë pa gabime, mirë do të ishte të siguronit një palë gërshërë të vogla nga ato për thonjtë të mprehura mirë.  Nëse doni ta bëni dantellën më të ngurtë, mund ta njomni në ujë më sheqer apo më niseshte dhe ta lini të thahet në një sipërfaqe të sheshtë.
Në se dëshironi t’i bëni vëthët tuaj xixëllues, mund të aplikoni mbi to gurë me shkëlqim, apo mikrofiongo atllazi, duke përdorur ngjitëse për copat.  Një ide tjetër mund të ishte që të qepni mbi dantellën rruaza të vogla.

Ja si mund të bëni vetë vëth me grep:
•    Më një palë gërshërë thonjsh apo pinca të vogla pritni dy lule me grep nga dantella që keni zgjedhur.
•    Pritni më pas një zinxhir  të hollë qafe në 2 pjesë dhe lidheni me lulen me grep me hallka të vogla me ndihmën e pincës.
•    Fiksoni zinxhirin me ganxhën e  vëthit.
•    Vëthët janë gati!

Shperndaj ne : Post on Facebook Add to your del.icio.us Digg this story StumbleUpon Twitter

Subscribe to comments feed Komente (3 u postua)

avatar
Migena 11/06/2013
ose nese jane te bardha mund te perdorni ngjyra me alkol per ti lyer,bojra akrilike etj.per ti perforcuar mund te perdoret manikyri trasparent,vinovili i holluar me uje si dhe mund te ngjyroset direkt vinovili me boje akrilike.
avatar
c'te duhet ty 20/04/2014
e kush te pyeti moj migena
mos fol kot se nuk ja vlen
Reply Thumbs Up Thumbs Down
-1
Raporto si te papershtatshem
avatar
09/07/2014
sdfghj
total: 3 | shfaq: 1 - 3

Postoni komentin tuaj

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe shihni ne imazh:

Captcha

Log in

  • Dergo me email Dergo me email
  • Printo artikullin Printo artikullin
  • Vetem tekst Vetem tekst
Shperndaj ne : Post on Facebook Add to your del.icio.us Digg this story StumbleUpon Twitter

Taguar si:

Nuk ka tage per kete artikull

Votoni artikullin

4.50