living social

Home | Fashion | Veshje | Palltoja deve

Palltoja deve

Font size: Decrease font Enlarge font
Palltoja deve

Palltoja deve është objekt i një historie të gjatë dashurie, në mes modës dhe shkëlqimit kinematografik.

E shfaqur mbi supet e meshkuj të kinemasë që në vitet ’30 dhe më pas e kaluar tek gratë,  dhe kjo e gjitha falë yjeve që i donin shumë artikujt mashkullorë: Marlene Dietrisch dhe Greta Garbo.
Mbas tyre, palltoja deve filloi një karrierë të gjatë mes kinemasë dhe modës, mijëra rikrijime e mijëra ripërtëritje.
Në vitet ’70, dy filma e bënë atë një ikonë të pavdekshme. Mbi supet e Marlon Brando në “Tango e fundit në Paris” dhe mbi ato të Florinda Bolkan në” Anonim Venecian” ( një model Max Mara që u bë një mani kolektive femërore), palltoja deve u kthye në një mit.
Sot , yjet e Hollywood e të tjera yje e rifreskojnë në mijëra variante e interpretime. Le të zbulojmë bashkë pasionin për pallton deve të yjeve të sotme, në imazhet që ndjekin.
Lë të fillojmë me Angelina Jolie, që e interpreton në mënyrë madhështore dhe elegante prej dive të viteve ’50.
Katie Holmes interpreton një version të palltos deve të shkujdesur, duke e kombinuar me pantallona blu- xhinse të gjera. E rehatshme dhe relaksuese.
Ish -Shtëpiakja e Dëshpëruar, Eva Longoria e kombinon pallton deve me një fustan të gjatë darke. Ndoshta pak e stonuar, por Eva do të ketë preferuar më shumë të ngrohtin se sa modën.
Një tjetër variant i palltos deve është ai “ i çrregullt” i Lucy Liu: Elegant dhe inovativ.
Një version klasik të palltos deve, pothuajse si në vitet ’70 edhe për kombinimet, na e jep Keira Knightley.
E rafinuar si gjithmonë, Letizia Ortiz nuk mbetet mbrapa kur zgjedh pallton e saj deve. E mbërthyer mirë, siç e kërkon rregulli i të veshurit mirë.

Shperndaj ne : Post on Facebook Add to your del.icio.us Digg this story StumbleUpon Twitter

Subscribe to comments feed Komente (0 u postua)

total: | shfaq:

Postoni komentin tuaj

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe shihni ne imazh:

Captcha

Log in

  • Dergo me email Dergo me email
  • Printo artikullin Printo artikullin
  • Vetem tekst Vetem tekst
Shperndaj ne : Post on Facebook Add to your del.icio.us Digg this story StumbleUpon Twitter

Taguar si:

Nuk ka tage per kete artikull

Votoni artikullin

0