living social

Home | Kafshet | Si te kujdesesh per kafshet? | Keshilla per zogjte | Si të kujdeseni për kanarinën

Si të kujdeseni për kanarinën

Font size: Decrease font Enlarge font
Si të kujdeseni për kanarinën

Është mirë që kanarina të blihet në një dyqan të njohur e të zgjidhet një zog i vogël në moshë

Kanarinat janë të famshme për këngën e tyre melodioze dhe për natyrën e tyre të ëmbël. Këta zogjë popullor janë të vegjël dhe kanë nevojë për hapësirë më të vogël sesa speciet e tjera më të mëdha. Blerësit i tëheqin shumë kënga dhe puplat e tyre të bukura. Ka shumë lloje kanarinash. Është mirë që kanarina të blihet në një dyqan të njohur e të zgjidhet një zog i vogël në moshë. Zogjtë e vegjël mësohen më mirë me mjedisin e ri dhe njerëzit e rinj. Zgjidhni një zog aktiv, me pupla të shëndetshme dhe me një shprehje të këzueshme.

Llojet e zakonshme të kanarinave janë Harz-i, American Singer, Yorkshire, Lancashire, Scotch Fancy dhe Border-i. Kënga e kanarinave ndryshon sipas llojit të tyre. Pasi ta keni blerë, çojeni yllin tuaj të ri të operës tek veterineri dhe mësoni të gjitha veprimet e rëndësishme që ju duhen për rritjen dhe kujdesin parandalues shëndetësor për zogun tuaj në mënyrë që ai të jetojë gjatë, i lumtur dhe i shëndetshëm. Disa veterinerë janë të specializuar për kujdesin ndaj zogjve të shtëpisë si dhe zogjve ekzotikë dhe këta veterinerë do të ishin idealë për zogun tuaj. Zogun duhet ta çoni tek veterineri një herë në vit për një kontroll profesional si dhe për të marrë masat parandaluese të shëndetit.

Marrëdhëniet e veçanta midis kanarinave dhe njerëzve janë vendosur që në periudhën e hershme të industrisë minerale. Minatorët mbanin kanarina në minierë. Në rast se cilësia e ajrit nuk ishte e mirë, kanarinat ishin të parat ato që tregonin shënja pakënaqësie.
Kanarinat jetojnë mesatarisht 7 vjet, megjithëse jetëgjatësia e tyre ndryshon shumë nga njëri lloj në tjetrin. Jetëgjatësia e tyre shkon nga 5 deri në 20 vjet. Kafazi duhet të jetë 60 cm x 60 cm dhe të ketë të paktën të njëjtën lartësi. Ushqimi mund të ndryshojë disi midis llojeve të ndryshme të kanarinave e për të kuptuar programin ushqimor më të përshtatshëm për ta mund t’ju ndihmojë shitësi apo veterineri juaj. Ushqimi duhet të përbëhet nga një përzjerje farërash apo thërrimesh me ushqime të gjelbra dhe me sasi të vogla proteinash, niseshteje dhe vitaminash si dhe me burime kalciumi të tilla si guaskat e gocave të detit. Uji duhet të ndërrohet shpesh në mënyrë që të jetë i freskët.

Fakte të rëndësishme për kanarinat:
Çokollata, avokadoja dhe kokrrat e kafesë janë toksike.
Kanarinat nuk duhet të mbahen në kuzhinë. Erërat e kuzhinës, sidomos avujt e sobës janë shumë toksike. Çdo lloj tymi, si për shembull tymi i cigares apo i pjekses në furrë , është shumë i rrezikshëm.
Vendoseni kanarinën pranë dritares për ta dëfryer e për t’i dhënë rreze dielli. Kjo gjë mund ta nxisë gjithashtu edhe për të kënduar.
Mos vendosni objekte plumbi apo metali të galvanizuar (zinku) në kafaz: këto elemente janë toksike.
Zogjtë shpesh i fshehin shënjat e sëmundjes, prandaj vini re çdo ndryshim sado të vogël në shëndetin apo sjelljen e kanarinës suaj.
Evitoni përdorimin e purtekave me letër xhami – përdorni drurin natyral nëse keni mundësi.
Lajini çdo javë (ose çdo ditë në rast se zogjve tuaj u pëlqen larja).
Mbajtëset e ushqimit e të ujit vendosini në një farë lartësie në mënyrë që ato të mbahen të pastra. Mos i vendosni poshtë purtekave.
Kanarinat kanë shumë problem ndryshimet e temperaturës, prandaj është mirë të evitohen korentet e ajrit.

Shperndaj ne : Post on Facebook Add to your del.icio.us Digg this story StumbleUpon Twitter

Subscribe to comments feed Komente (0 u postua)

total: | shfaq:

Postoni komentin tuaj

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe shihni ne imazh:

Captcha

Log in

  • Dergo me email Dergo me email
  • Printo artikullin Printo artikullin
  • Vetem tekst Vetem tekst
Shperndaj ne : Post on Facebook Add to your del.icio.us Digg this story StumbleUpon Twitter

Taguar si:

Nuk ka tage per kete artikull

Votoni artikullin

2.00