living social

Home | Kopshtaria | Bimet ne ambientet e brendshme | Çfarë lulesh për cilat dhoma

Çfarë lulesh për cilat dhoma

Font size: Decrease font Enlarge font
Çfarë lulesh për cilat dhoma

Blerimi në shtëpinë tuaj natyrisht që është shumë i këndshëm.

Bimët e shtëpisë janë një pjesë themelore dhe e domosdoshme e dekoracionit tuaj, por është e vështirë të përcaktohet vendi i duhur për dritën dhe shkallën e lagështisë. Por le të shohim më poshtë se cilat lule mund të jenë të lumtura në dhomat e ndryshme të shtëpisë.


Fikusi është i përshtatshëm për sallonin
Në formën e një bime të dendur me gjethe drithëruese apo të një bonsai me trung të shtrembër, fikusi është shumë i larmishëm. Ai shpalos gjethe rë mëdha në formë luge apo gjethe të vogla të ngushta. Është në ngjyrë të blertë të errët, të blertë të ëmbël, në formë pendësh. Ekzistojnë mëse 700 specie të ndryshme fikusi.


Fikusit i pëlqejnë nxehtësia dhe lagështia. Është rezistent dhe mund të durojë edhe nëse ne tregohemi neglizhentë. Duke i dhënë dritë të mjaftueshme, por pa e lënë të thahet, ai ia del mbanë pa problem. Për ta kënaqur mikun tonë fikusin, mjafton ta lëmë jashtë gjatë një rrebeshi veror në mënyrë që ai të bëjë një dush të mirë. Shiu u heq pluhurin gjetheve duke e ndihmuar kështu fikusin që të marrë frymë e të thithë më mirë dritën.

Të mirat e fikusit: ai amortizon në mënyrë të shkëlqyer tingujt dhe mund të thithë deri në 5 decibel zhurmë.


Vendi ideal: gjysmë-diell.

Si të kujdeseni për të? Mbani dheun të njomë.


Yucca është e përshtatshme për dhomën e ngrënies
Nuk është e thënë të fusësh një pemë në shtëpi për të përfituar plotësisht nga kjo pemë e fuqishme latine. Ekzistojnë edhe Juka të vogla që nuk mbërrijnë menjëherë në tavan. Disa i kanë gjetjet e tyre të gjata me majë, të tjera i kanë gjethet më të buta apo mbulohen nga pendë.


Siç pritet nga një latino disi burrëror, Juka mund t’ia dalë mbanë edhe vetëm, duke qënë i mësuar të mbijetojë në mes të shkretëtirës. Juka mban ujë në gjethet e veta rezistente për t’u paraprirë periudhave të thata. Mjafton ujitja çdo dy deri në tre javë. Juka i kontrollon vetë rezervat ujore në bazë të nevojave që ka.


Të mirat e saj: kjo bimë arkitekturore është quajtur “Pema e jetës” dhe është një objekt adhurimi për Indianët.


Vendi i saj ideal: me dritë, jo me dritë direkte të diellit.


Si të kujdeseni për të? Ujiteni shumë lehtë çdo dy – tre javë.


Spatifylumi është i përshtatshëm për dhomën e gjumit
Të vogla apo të mëdha, gjethet me ngjyrë të blertë të errët të Spatifylumit janë po aq elastike sa këmbët e një kampioneje të gjimnastikës: janë të forta dhe elastike. Kur Spatifylumi lihet për një farë kohe pa ujë, gjethet e tij varen gjatë vazos. Sapo zhytet në ujë, ai i zgjat përsëri gjethet në ajër me krenari dhe forcë. Spatifylumi e ka origjinën nga Venezuela dhe Kolumbia, ku është gjetur në pyjet tropikale.


Vetëm nga fundi i shekullit të 19-të bima u soll në Evropë, ku vlerësohet shumë, sidomos për shkak të luleve të tij të bardha që shpërthejnë në mes të gjetjeve të tij të dëndura. Ekziston edhe një variant me lule të blerta, por është ende i rrallë. Lulet e tij kanë aromë të këndshme dhe janë të freskëta. Me këtë pastrues të ajrit, juve nuk ju duhet ndonjë deodorant në shtëpi.


Të mirat e tij: është një pastrues i mirëfilltë i ajrit. Ai thith substancat e dëmshme, erën e bojës dhe përhap në vend të tyre oksigjenin.


Vendi i tij ideal: në gjysmë-diell.


Si të kujdeseni për të? Mbajeni dheun e tij paksa të njomë në periudhën e verës dhe më pak në dimër.


Aglaonema është e përshtatshme për kuzhinën
Qetësisht në thellësi të dhomës qëndron Aglaonema. Ajo nuk kërkon të tërheqë vëmendjen me gjethet e saj të mrekullueshme të kuqe e vjollcë, por ka megjithatë një bukuri të thjeshtë. Variantet e Aglaonemas janë të shumta dhe duket sikur të gjitha i binden një rregulli matematikor që i shpërndan gjethet e tyre sipas një ritmi të rregullt. Forma e gjetheve të trasha duket sikur është dizenjuar nga dizajnërat më të mirë dhe vizatimet që zbukurojnë gjethet duket sikur janë realizuar artistët më të mirë minimalistë. Me origjinë nga xhungla, ku kjo bukuri e thjeshtë qëndronte në tokë, në këmbë dhe në hije të pemëve gjigande, Aglaonema është mësuar të marrë pak dritë dhe nuk e duron dot dritën direkte të diellit. Bimës i pëlqen ajri  me lagështi dhe do të mjaftonte një ujitje që i lë rrënjët e saj të thata.


Të mirat e saj: disa studiues kanë treguar veprimin e saj kundër stresit. Ajo ndihmon për t’u relaksuar dhe për të qënë më prodhimtar.


Si të kujdeseni për të? Ujiteni rregullisht.


Hedera është e përshtashme për banjën
Në gjuhën e përditshme quhet dredhkë. Ekzistojnë varietete me gjethe të mëdha rezistente dhe të tjera me gjethe të vogla delikate, me anë të kuqe, linja të vogla të bardha, njolla të verdha apo edhe të tjera me të njëjtën ngjyrë të bukur. Për Hederan, bota është mjë vend lojrash. Përpara se ta kuptoni, ajo do të zgjatet drejt tavanit apo deri në tokë. E kotë të merreni me Hederan për ta mbajtur në jetë për disa vjet sepse ajo pothuajse nuk ka aspak nevojë për ju. Pk dritë, ujë një herë në javë dhe pleh një herë në muaj gjatë periudhës së saj vjetore të rritjes. Është e lehtë të plakesh sëbashku me këtë bimë të lindur për t’u ngjitur lart.


Të mirat e saj: kjo bimë mbetet e blertë dhe rritet gjatë gjithë vitit. Ajo është e fortë dhe rezistente.


Vendi i saj ideal: Hija, gjysmë-hija.


Si të kujdeseni për të? Ujiteni një herë në javë dhe hidhini pleh një herë në muaj.


Zymbyli për hyrjen e shtëpisë
Në dimër, zbarkon Zymbyli dhe bashkë me të edhe ndjesia e pranverës. Përmes ngjyrave të tij të hareshme: vjollcës, rozës, blusë, së bardhës, së verdhës dhe portokallisë, luleve të mrekullueshme dhe aromës së tij të freskët, është vetë dielli që ndriçon në shtëpi ndërkohë që jashtë bie breshër. Zymbyli është hareja pranverore në mes të dimrit. Kjo lule holandeze në këtë mënyrë tregon rrënjët e saj mesdhetare. Kjo aromë e gjallë nuk kërkon shumë. Pak ujë çdo dy ditë, në bazë të nivelit të nxehtësisë. Në dritë apo në gjysmë-errësirë, zymbyli nuk do t’ia dijë se ku ndodhet. E vetmja gjë që i duhet, është një mbështetëse apo një spango kur lulet bëhen shumë të gjata e të rënda. Kur thahet, ai ka dhënë gjithçka nga vetja dhe mund të hidhet.


Të mirat e tij: lulet e zymbylit përhapin në gjithë shtëpinë një aromë pranverore.


Vendi i tij ideal: në gjysmë-diell.


Si të kujdeseni për të? Mbani një nivel të rregullt lagështie.

Shperndaj ne : Post on Facebook Add to your del.icio.us Digg this story StumbleUpon Twitter

Subscribe to comments feed Komente (1 u postua)

avatar
23/04/2013
edhe ine kam nje lule sh te bukur
total: 1 | shfaq: 1 - 1

Postoni komentin tuaj

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe shihni ne imazh:

Captcha

Log in

  • Dergo me email Dergo me email
  • Printo artikullin Printo artikullin
  • Vetem tekst Vetem tekst
Shperndaj ne : Post on Facebook Add to your del.icio.us Digg this story StumbleUpon Twitter

Taguar si:

Nuk ka tage per kete artikull

Votoni artikullin

4.20