living social

Home | Kuzhina | Embelsira | Ëmbëlsirë me koka-kola

Ëmbëlsirë me koka-kola

Font size: Decrease font Enlarge font
Ëmbëlsirë me koka-kola

Ingredientët për bazën e tortës: (tava 22-24 cm)

240 gr miell
250 gr sheqer
250 ml koka-kola
125 gr kos i bardhë
1 lugë (kafeje) me fryrës tortash jo e mbushur me maje
1/2 lugë (kafeje) me sodë buke
1/2 lugë (kafeje) me kripë
200 gr gjalpë
30 gr kakao
2 vezë

Ingredientët për kremin që do i hedhim sipër:

100 gr gjalpë
40 ml koka-kola
3 lugë (gjelle) me kakao
pak kripë
200 gr sheqer pluhur

Përgatitja:

Në një tas do të përziejmë miellin, kripën, sheqerin, fryrësin dhe sodën e bukës dhe e lëmë mënjanë. Në një tenxhere të vogël do të hedhim: gjalpin, coca- colën, kakaon dhe kosin. Do të vëmë tenxheren në zjarr me flakë të ulët dhe do ta përziejmë vazhdimisht derisa të shkrihen mirë me njëri-tjetrin. Nuk duhet të marrë valë. E heqim nga zjarri dhe do ta hedhim dalëngadalë tek tasi ku kemi përzier më parë ingredientët e tjerë. Do të formohet në brumë i lëngshëm.
Nuk ka problem se ashtu duhet të jetë. Në fund do të shtojmë vezët. Edhe ato i përziejmë mirë.
E hedhim brumin në një tavë të lyer më parë me gjalpë dhe pak miell dhe e pjekim me 180 gradë për 35-40 minuta. (Koha e pjekjes ndryshon edhe në vartësi të furrit që keni.) Nuk duhet të piqet shumë duhet të ngelet e butë edhe mbas pjekjes. Pak para se të përfundojë pjekja do të përgatisim kremin.
Në një tenxhere të vogël do të hedhim: gjalpin dhe koka-kolën dhe do ta vëmë në zjarr të ulët. Kur të shohim se janë tretur mirë do shtojmë kakaon dhe kripën dhe do vazhdojmë ta përziejmë përsëri në zjarr dhe kur të shohim që edhe kakao u përzie mirë e heqim nga zjarri dhe do të shtojmë sheqerin pluhur duke e përzier vazhdimisht me një shpatull deri sa të shohim që sheqeri është tretur mirë.
Kur të heqim ëmbëlsirën nga furri do i hedhim sipër kremin. Ëmbëlsira duhet të jetë e ngrohtë, ndërsa kremi i vaket.
Këshilloj të pritet dhe të hahet mbasi të ftohet mirë.

 

Marrë nga emisioni "Embëlsira" në kanalin Living

Shperndaj ne : Post on Facebook Add to your del.icio.us Digg this story StumbleUpon Twitter

Subscribe to comments feed Komente (9 u postua)

avatar
katunari gangsta 19/04/2013
a eshte MAJA maje birre
avatar
Desa 23/10/2013
Kjo embelsir me doli shum e mirë
avatar
Irida 05/11/2013
Fryresine e tortave a mund ta gjejme ne supermarket? Dhe a ka ndo1 emer tjeter per te? Ju flm
avatar
23/12/2013
Super e mire eshte me te vrt, prvojeni :)
avatar
S_S 23/12/2013
WaaaaaaaaaaaaaaaW e dashuroj kte embelsireee ^_^ :)
avatar
Hahaha 23/12/2013
mmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmm sa e mireeeeeeeeeeeeeeeeeeee eshttttttttttttttttttttttttttttttttttttttttttttttttttttttttttttttttttttttttttttttttttttttttttttttttttt ♥.♥
avatar
aka ndonje gje prej alkoolit apo jo
avatar
Abuxamza 21/05/2014
What a pleasure to find someone who idiitnfees the issues so clearly
avatar
Katarzyna 22/05/2014
This arltcie went ahead and made my day.
total: 9 | shfaq: 1 - 9

Postoni komentin tuaj

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe shihni ne imazh:

Captcha

Log in

  • Dergo me email Dergo me email
  • Printo artikullin Printo artikullin
  • Vetem tekst Vetem tekst
Shperndaj ne : Post on Facebook Add to your del.icio.us Digg this story StumbleUpon Twitter

Taguar si:

Nuk ka tage per kete artikull

Votoni artikullin

4.13