living social

Home | Kuzhina | Embelsira | Kek me fik, mollë dhe arra

Kek me fik, mollë dhe arra

Font size: Decrease font Enlarge font
Kek me fik, mollë dhe arra

Përbërësit e kësaj recete:

4 filxhanë miell

2 lugë çaji kripë

1 lugë gjelle sheqer

pak fryrës keku (sode)

½ filxhan me ujë të ftohtë

1 vezë

1 lugë gjelle uthull e bardhë

Për pjekjen:

4 lugë gjelle qumësht

4 lugë gjelle sheqer

Për të përgatitur brumin, përziejeni së bashku miellin, kripën dhe sheqerin. Hidheni fryrësin në miell. Përziejeni së bashku ujin, vezën, dhe uthullën në një filxhan. Shtoni përzierjen e vezës në miell derisa të njëjësohen. Gjysmën e brumit bëjeni si top dhe mblidheni me një qese plastike. Vendosini në frigorifer për një orë. Gjysmën tjetër vendoseni në akull, për ta përdorur një ditë tjetër.

Mbushja:

3 filxhanë me fiq të grirë

2 mollë të mëdha të qëruara

½ filxhan arra të grira

½ filxhan sheqer

1 lugë çaji kanellë

¼ filxhan verë Marsala( version i ëmbël)

Vendosini gjithë përbërësit në një tigan të rëndë dhe skuqini në zjarr të mesëm derisa sheqeri të shkrihet dhe fiqtë fillojnë të zbuten e të hapen. Hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet.

Ngroheni sobën në 180 gradë. Ndajeni brumin përgjysmë dhe rrotullojeni njërën gjysmë në një tepsi. Ta zërë të gjithë tepsinë dhe në anësore ngriheni pak më shumë brumin. Hidhni mbushjen në kek në mënyrë të njëtrajtshme. Pasi ta keni bërë këtë, vendosni pjesën tjetër të brumit për ta mbuluar atë dhe me kujdes bashkojini pjesën e poshtme dhe të sipërme të brumit me duar.

Me ndihmën e një thike mund të hiqni pjesë ekstra. Hapini katër vrima kekut dhe lyejini pjesën e sipërme me qumësht. Spërkatni sheqerin mbi qumësht, teksa është akoma e njomë. Piqeni kekun për 1 deri në 1 ¼ orë derisa korja të marrë një ngjyrë të kaftë. Nëse gjatë pjekjes korja bëhet shumë kafe me kujdes mbulojeni me letër alumin. Ftoheni 15 minuta përpara se ta servirni.

Shperndaj ne : Post on Facebook Add to your del.icio.us Digg this story StumbleUpon Twitter

Subscribe to comments feed Komente (1 u postua)

avatar
nita 03/08/2013
kjo reqet me pelqen shum por ama fikun nuk e perdorii
por ne pamje duket shum e mir por ne shije nuk e kam
provuar asnjeher ne jet kjo revista LIVING ka shum
gjera te mira si dekorime dhomash dekorima dasmash
kopshtari pushime etj. revista LIVING mua me pelqen
shumm dhe vazhdoni ti keni keto
qao e keni nga nita nga KOSOVA
total: 1 | shfaq: 1 - 1

Postoni komentin tuaj

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe shihni ne imazh:

Captcha

Log in

  • Dergo me email Dergo me email
  • Printo artikullin Printo artikullin
  • Vetem tekst Vetem tekst
Shperndaj ne : Post on Facebook Add to your del.icio.us Digg this story StumbleUpon Twitter

Taguar si:

Nuk ka tage per kete artikull

Votoni artikullin

0