living social

Home | Kuzhina | Kuzhina mesdhetare | Makarona & oriz | Tavë orizi me brokoli

Tavë orizi me brokoli

Font size: Decrease font Enlarge font
Tavë orizi me brokoli

Një pjatë e parë shumë e shijshme, të cilën mund ta përgatisni me kohë dhe të merreni më tjetër gjë para se të mbërrijnë miqtë.

Përbërësit:
Oriz 500 g
Brokoli 500 g
Pana e freskët 100 g
Pras 1 copë
Rrush i thatë 100 g
Verë e bardhë 100ml
Rigon 1 degëz
Grana e grirë
Gjalpë
Kripë, piper

Informacione:
Vështirësia e përgatitjes: e mesme
Koha e përgatitjes: 15 min
Koha e pjekjes: 65 min
Koha totale: 80 min
Numri i porcione: 4
Mënyra e pjekjes: në tigan dhe furrë
Kategoria: oriz-rizoto

Përgatitja:
•    Ndani brokolit, shpëlajini me ujë të rrjedhshëm dhe ziejini për pak kohë në ujë të valuar me kripë (duhet të mbeten krokantë). Kullojini , ruani ujin e zierjes dhe lërini brokolit të ftohen.
•    Zbusni në një tenxhere me gjalpë preshin e prerë. Shtoni orizin, skuqeni dhe aromatozojeni me rigon. Hidhni verën sipër dhe gatuajeni derisa të shterojë, pastaj shtoni 1 litër ujë nga ai i zierjes së brokolit. Përziejeni derisa të ziejë mirë.
•    Kur orizi të jetë zier mirë, shtojini brokolit dhe rrushin dhe shuani zjarrin. Përziejeni pak gjalpë me grana dhe lyeni me të një tavë, hidhni sipër orizin. Sheshojeni. Përziejeni panën me një dorë grana dhe hidheni sipër orizit.
•    Futeni në furrë me temperaturë 180°C dhe piqeni për 25 minuta (5 minutat e fundit ndizni grilën e furrës )
•    Nxirreni nga furra, lëreni pak, shërbejeni.
 

Shperndaj ne : Post on Facebook Add to your del.icio.us Digg this story StumbleUpon Twitter

Subscribe to comments feed Komente (0 u postua)

total: | shfaq:

Postoni komentin tuaj

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe shihni ne imazh:

Captcha

Log in

  • Dergo me email Dergo me email
  • Printo artikullin Printo artikullin
  • Vetem tekst Vetem tekst
Shperndaj ne : Post on Facebook Add to your del.icio.us Digg this story StumbleUpon Twitter

Taguar si:

Nuk ka tage per kete artikull

Votoni artikullin

0