living social

Home | Kuzhina | Menu | Menu per festa | Kallamarë të mbushur

Kallamarë të mbushur

Font size: Decrease font Enlarge font
Kallamarë të mbushur

Pjatë peshku për darkën e fundvitit

Përbërësit:

4 kallamarë rreth 300 g secili
14 karkaleca deti të pastruar
1 vezë  dhe një e bardhë veze
40 g tul buke
½ gotë lëng perimesh apo peshku
½ karotë
1 thelb hudhër
2 lugë bizele të ngrira
5 lugë verë e bardhë
Majdanoz, piper, kripë, vaj ulliri

Përgatitja:

Qëroni karotën, lajeni, priteni me kubikë. Zieni në ujë të valuar e të kripur për 2-3 minuta. Bëni të njëjtën gjë me bizelet në ujë të valuar për 1 minutë. Pastroni kallamarët dhe vini tentakulat dhe majat në mikser. Shtoni 6 karkaleca të pastruar, vezën, të bardhën e vezës, 1 lugë verë, hudhrën në copa të vogla, majdanozin, bukën e zbutur më parë në lëngun e perimeve apo të peshkut, kripën dhe piperin. Grijini të gjitha në mikser derisa të formohet një krem homogjen. Përzieni kremin me karotat dhe bizelet. Mbushni me këtë përzierje brendësinë e kallamarëve të larë e të tharë mirë. Mos i mbushni shumë, pasi gjatë pjekjes shtohet si volum. Futni në çdo xhep të kallamarëve 2 karkaleca. Qepni daljen me fije kuzhine ose mbyllini me kunja. Vendosni kallamarët në fletë alumini. Marinojini me kripë e piper e lagini me vajin dhe verën e mbetur. Mbështillini me alumin dhe vendosini në një tepsi si dhe piqini në furrën e ngrohur më parë me 160°C për 50 minuta. Lërini të ftohen pak, hiqni kallamarët nga alumini dhe pritini me unaza. Shërbejini sipas dëshirës me sallaturina të ndryshme të përziera.













Shperndaj ne : Post on Facebook Add to your del.icio.us Digg this story StumbleUpon Twitter

Subscribe to comments feed Komente (0 u postua)

total: | shfaq:

Postoni komentin tuaj

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe shihni ne imazh:

Captcha

Log in

  • Dergo me email Dergo me email
  • Printo artikullin Printo artikullin
  • Vetem tekst Vetem tekst
Shperndaj ne : Post on Facebook Add to your del.icio.us Digg this story StumbleUpon Twitter

Taguar si:

Nuk ka tage per kete artikull

Votoni artikullin

0