living social

Home | Kuzhina | Orakulli i kuzhines | Erezat | Kaperi /ang. Capers / lat. Capparis spinosa

Kaperi /ang. Capers / lat. Capparis spinosa

Font size: Decrease font Enlarge font
Kaperi /ang. Capers / lat. Capparis spinosa

Kaperi është gonxhja e një shkurreje zvarranike që nuk është e mundur të kultivohet por rritet vetë në natyrë, në vendet më të vështira, si p.sh. shkëmbinj apo rrenoja, ose të plasaritura muresh.

Përbën një nga asortimentet më të rëndësishme të kulinarisë mesdhetare. Ballkani është  i mbushur me bimë kaperi, e cila mblidhet me dorë dhe shumë herët në mëngjes. Nëse e lemë gonxhen të lulëzoje, atëhere ajo do të shndërrohet në trangull kaperi, të cilin mund ta përdorim për të bërë turshi. Kaperi i freskët nuk hahet, sepse është shumë  i hidhur, prandaj duhet bërë patjeter turshi, d.m.th duhet lenë në ujë me uthull dhe kripë. Konsiderohet i  nevojshëm në sallatat e fshatit dhe shoqëron në përgjithësi sallatat verore me domate dhe rukola, si dhe salcat e domates për makarona. Kaperi i prerë holle apo i shtypur në formë pureje, plotëson mjaft mirë shijen e mbushjeve me mish ose perime. Provojeni të prerë hollë nëpër salca peshku me majoneze, ose me vaj dhe uthull ose limon për sallata, peshk ose mish. Në Spanjë dhe në Portugali përdoret për të shoqëruar peshkun bakalaro, ndërsa në Austri bëjne liptao ( lloj djathi që përmban kaperi).


Shkon me sardele, mustardë, borzilok, mish, limon, uthull, hudhra, djathëra të bardhë dhe peshq. Mjaft të shijshem konsiderohen edhe kërcejte dhe gjethet e kaperit, të cilat mblidhen kur janë ende të njoma dhe bëhen turshi me të njëjtën mënyrë si gonxhet.


Në mjekësi përdoret rrenja e kaperit për vetite e saj diuretike dhe efekt në zgjerimin e enëve të gjakut. Mund të përdoret në kurimin e hemoroideve, dhe variceve. Në mjekësinë popullore caji i rrenjëve të kaperit njihej për kurimin e reumatizmit.

Shperndaj ne : Post on Facebook Add to your del.icio.us Digg this story StumbleUpon Twitter

Subscribe to comments feed Komente (0 u postua)

total: | shfaq:

Postoni komentin tuaj

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe shihni ne imazh:

Captcha

Log in

  • Dergo me email Dergo me email
  • Printo artikullin Printo artikullin
  • Vetem tekst Vetem tekst
Shperndaj ne : Post on Facebook Add to your del.icio.us Digg this story StumbleUpon Twitter

Taguar si:

Nuk ka tage per kete artikull

Votoni artikullin

0