living social

Nenexhiku

Font size: Decrease font Enlarge font
Nenexhiku

Nenexhiku është një bimë e njohur për vetitë e saj dobiprurëse në organizëm që në kohët e lashta:

shumë kultura dhe tradita popullore i dedikojnë atij virtyte qetësuese, kundër kollës, kundër dhimbjeve dhe afrodiziakë. Në thelb, nenexhiku konsiderohet i tillë falë vetive shëruese të vajit të tij esencial, por edhe falë përbërësve si mentoli (42%), monoterpeni, seskuiterpeni, tanina, flavonidet, acidi ursolik dhe oleanolik.
Nenexhiku, i pranishëm në natyrë në lloje të ndryshme, është i njohur kryesisht si kurim natyral për shqetësimet e aparatit tretës për vetitë e tij antispazmike, stomatike, antiinflamuese. Mund të përdoret edhe për të kuruar sëmundje infektive që nuk kanë nevojë për antibiotikë, si koliti, cistiti i lehtë, kolla. Nenexhiku është i dobishëm për stomakun dhe ulcerën, përveç se përdoret si dezinfektues për faringit, bronkit dhe astmë.
Mentoli, mendohet që kryen një veprim stimulues mbi oreksin, duke shtuar sekrecionet dhe fluksin e lëngjeve të stomakut. Shumë i përdorur është edhe çaji i nenexhikut, jo vetëm si pije e ngrohtë karakteristike e vendeve arabe, por edhe për gargare dezinfektuese për gojën dhe grykën, larje të fytyrës për të luftuar yndyrën e lëkurës. Esenca e nenexhikut, bashkë me sodën e bukës dhe kalciumin, përdoren për të përgatitur pastën e dhëmbëve.
Vetitë e nenexhikut, shfrytëzohen edhe për përdorime ushqimore, në veçanti për të aromatizuar pjatancat e sallatave, por edhe për prodhime të ëmbla, pije dhe likere.

Shperndaj ne : Post on Facebook Add to your del.icio.us Digg this story StumbleUpon Twitter

Subscribe to comments feed Komente (2 u postua)

avatar
Arben islami 15/03/2013
Www.eliteae-al.com
Me respect
avatar
enxhi lusi 02/04/2013
Ku gjendet kjo lloj bime !!!!
total: 2 | shfaq: 1 - 2

Postoni komentin tuaj

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe shihni ne imazh:

Captcha

Log in

  • Dergo me email Dergo me email
  • Printo artikullin Printo artikullin
  • Vetem tekst Vetem tekst
Shperndaj ne : Post on Facebook Add to your del.icio.us Digg this story StumbleUpon Twitter

Taguar si:

Nuk ka tage per kete artikull

Votoni artikullin

2.50