living social

Home | Kuzhina | Orakulli i kuzhines | Erezat | Xenxëfilli

Xenxëfilli

Font size: Decrease font Enlarge font
Xenxëfilli

Në kuzhinë përdoret kryesisht rrënja e freskët ose pluhuri i saj i thatë, por edhe farat, gjethet dhe lulet,

Xenxëfilli (Zingiber Officinalis Roscoe) është rrënja e një barishteje shumëvjeçare që i përket familjes së Zinziberaçeve, me origjinë nga Azia e Lindjes; ka degë të drejta me dy rreshta me gjethe shpatë, me lule me aromë e ngjyrë të verdhë apo të kuqe, me rrënjë me aromë, me formë të parregullt, me lëkurë me ngjyrë bezhë, me tul të bardhë brenda, që përdoret e freskët dhe e thatë ose në vazo me uthull.
Emri Zingiber vjen nga fjala indiane Zingibil, por bima merr emra të ndryshëm sipas vendeve ku kultivohet. Ne e quajmë Xenxëfill, anglezët e quajnë Ginger. Sipas studimeve, origjina e këtij emri Zingiber rrjedh nga emri arab Zind-schabil, që do të thotë rrënjë. Kultivimi i kësaj bime aromatike sot është përhapur në të gjithë vendet tropikale dhe subtropikale.
Në kuzhinë përdoret kryesisht rrënja e freskët ose pluhuri i saj i thatë, por edhe farat, gjethet dhe lulet, që konsumohen të freskëta apo të gatuara. Përdoret në gastronomi si erëz për aromën e saj të fortë dhe shijen pak djegëse, por edhe në likeret, në industrinë e birrës, në prodhimin e frutave me sheqer dhe të reçelit. Në vendet anglo-saksone, përveç përdorimit të madh në prodhimin e birrës, Xenxëfilli përdoret edhe për të prodhuar Gingeale, një pije jo-alkoolike dhe me gaz.
Xenxëfilli kombinohet mirë me mishin, shpendët, krustacetë, peshkun. Shumë i përdorur edhe për tortat, biskotat, sidomos ato të festave të fundvitit, për të aromatizuar pijet, salca dhe kremrat.

Shperndaj ne : Post on Facebook Add to your del.icio.us Digg this story StumbleUpon Twitter

Subscribe to comments feed Komente (0 u postua)

total: | shfaq:

Postoni komentin tuaj

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe shihni ne imazh:

Captcha

Log in

  • Dergo me email Dergo me email
  • Printo artikullin Printo artikullin
  • Vetem tekst Vetem tekst
Shperndaj ne : Post on Facebook Add to your del.icio.us Digg this story StumbleUpon Twitter

Taguar si:

Nuk ka tage per kete artikull

Votoni artikullin

0