living social

Fiku

Font size: Decrease font Enlarge font
Fiku

Varietetet e fikut

Fiku është një bimë e llojit Ficus, një pjesë e specieve të të cilit kultivohen për prodhimin e lateksit, që shërben për prodhimin e kauçukut, apo si bimë zbukurimi. Ato prodhojnë edhe fiq që nuk hahen.


Tuli i fikut është me fruta. Nga pikëpamja botanike, fiku nuk është frut: frutat e vërteta janë farat e vogla të tulit të fikut. Sëbashku me hurmat e Arabisë, ullinjtë dhe rrushin, fiku ka qenë fruti më i rëndësishëm i ushqimit të shoqërive të hershme të Mesdheut dhe kultivimi i tij ka filluar rreth 4 000 vjet përpara Krishtit.


Si një bimë e vendeve me klimë të nxehtë e të thatë, fiku kultivohet gjërësisht në zonat mesdhetare, por edhe në kaliforni. Ekzistojnë mëse 100 varietete të fikut, me ngjyra të ndrsyhme. Fiqtë më të përhapur në treg janë fiqtë e zinj, fiqtë jeshilë dhe fiqtë violetë.


Këshilla praktike
Zgjedhja. Fiqtë e thatë dhe fiqtë e konservuar gjënden në çdo kohë. Fiqtë e freskët dalin në treg në fund të verës dhe në vjeshtë. Sipas varietetit, fiqtë janë të ëmbël. Ata duhet të jenë me mish dhe të butë, ndërsa lëkura duhet të jetë pak e rrudhur dhe pa njolla dhe e pavrarë.


Konservimi. Fiqtë e freskët mbahen nga 1 deri në 2 ditë në pjesën e poshtme të frigoriferit, të mbështjellë mirë, sepse i thithin lehtë erërat. Fiqtë e thatë mbahen në një enë hermetike, në ambient të freskët, të thatë dhe larg dritës.


Vlerat ushqimore
Në krahasim me shumicën e frutave, fiqtë e thatë përmbajnë një sasi jo të vogël kalçiumi.


Fiqtë janë një burim fibrash ushqimore, të cilat mendohet se ndihmojnë në parandalimin e konstipacionit, sëmundjeve kardiovaskulare dhe ndihmojnë në kontrollin e diabetit të tipit 2.


Fiqtë përmbajnë antioksidantë të cilët mendohet se ndihmojnë për pakësimin e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare, disa lloje kanceresh dhe sëmundjeve të ndryshme kronike. Antioksidantët ndodhen kryesisht në lëkurën e fikut. Fiqtë me ngjyrë të errët kanë më shumë antioksidantë se fiqtë me ngjyrë të hapur.


Çfarë përmbajnë fiqtë?


Antioksidantë
Fiqtë përmbajnë antioksidantë të ndryshëm, sidomos përbërës fenolikë të familjes së flavonoidëve. Fiqtë e freskët kanë më shumë efekt antioksidant se fiqtë e thatë. Në fakt, gjatë procesit të tharjes, disa përbërës fenolikë shkatërrohen apo kthehen në forma jo antioksidante. Fiqtë e thatë kanë vlera antioksidante, por më pak se fruta të tjera të thata si kajsitë, kumbullat apo rrushi i thatë.


Fiqtë e freskët kanë gjithashtu sasi të vogla karotenoidësh, që kanë vlera antioksidante. Duhet theksuar se karotinoidët absorbohen më mirë nga organizmi kur konsumohen në të njëjtën kohë me një sasi të vogël yndyrnash. Fiqtë e shoqëruar me disa arra apo me djathë përbëjnë një ngrënie të shkëlqyer për shëndetin.


Fibrat ushqimore
Fiqtë e freskët e të thatë kanë rreth 30% fibrash të tretshëm dhe 70% fibra të patretshëm. Në përgjithësi, një ushqim I pasur me fibra mendohet se ndikon në uljen e rrezikut të kancerit të zorrës së trashë. Fibrat e tretshme mendohet se ndihmojnë në uljen e kolesterolit, glukozës dhe insulinës, gjë që mund të ndihmojë në kurimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe diabetit të tipit 2, ndërsa fibrat e patretshme ndihmojnë për mirëfunksionimin e zorrëve.


Vitamina dhe minerale
Fiqtë e thatë dallohen gjithashtu për ushqime të ndryshme, ndër të cilat: fibrat, potasi, kalçiumi dhe hekuri, të cilat janë më sasi më të mëdha se tek hurmat e Arabisë, rrushi dhe kumbullat e thata.

Shperndaj ne : Post on Facebook Add to your del.icio.us Digg this story StumbleUpon Twitter

Subscribe to comments feed Komente (0 u postua)

total: | shfaq:

Postoni komentin tuaj

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe shihni ne imazh:

Captcha

Log in

  • Dergo me email Dergo me email
  • Printo artikullin Printo artikullin
  • Vetem tekst Vetem tekst
Shperndaj ne : Post on Facebook Add to your del.icio.us Digg this story StumbleUpon Twitter

Taguar si:

Nuk ka tage per kete artikull

Votoni artikullin

3.25