living social

Home | Kuzhina | Orakulli i kuzhines | Perimet | Përfitimet e brokolit

Përfitimet e brokolit

Font size: Decrease font Enlarge font
Përfitimet e brokolit

Disa studime tregojnë se konsumi i 3-5 porcioneve në javë sjell një mbrojtje të konsiderueshme ndaj kancerit.

Shumë studime epidemiologjike tregojnë se konsumi i lartë i perimeve dhe frutave ul rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare të disa kacereve dhe të disa sëmundjeve kronike. Prania e anti-oksidantëve tek frutat dhe perimet luan rol mbrojtës.
Disa studime kanë treguar se konsumimi i rregullt i perimeve nga familja e krucifereve (p.sh., brokoli, lulelakër, lakër, lakër Brukseli) mund të parandalojë disa kancere, si p.sh., ai në mushkëri, në vezore, prostatë. Nëse brokoli konsumohet disa herë në javë, ka më pak rrezik të shfaqjes së kancerit në stomak, në mushkëri, në prostatë dhe madje edhe të kancerit të gjirit.

Një studim i kohëve të fundit ka treguar se konsumi i rregullt i brokolit mund të rrisë shanset e mbijetesës në rastet e kancerit të fshikëzës.
Studimet epidemiologjike tregojnë se perimet e familjes krucifere, ku bën pjesë edhe brokoli, sigurojnë më shumë mbrojtje ndaj disa llojeve të kancerit, sesa frutat dhe perimet në përgjithësi.
Disa studime tregojnë se konsumi i 3-5 porcioneve në javë sjell një mbrojtje të konsiderueshme ndaj kancerit.

Përfitimet nga konsumi i brokolit përfshin gjithashtu:
Shëndetin kardiovaskular. Konsumi ditor i brokolit shoqërohet me nivele të ulëta të homocisteineve në gjak, gjë që sjell zvogëlimin e rrezikut nga sëmundjet kardiovaskulare. Tek gratë në menopauzë , konsumi i brokoli ul rrezikun e vdekjes nga sëmundjet e zemrës.
Shëndetin e syrit. Disa studime tregojnë se marrja e rregullt e luteinës dhe zeaxathin-ës është e lidhur me uljen e rrezikut të përkeqësimit të kataraktit.
Kujtesën. Nga një studim i bërë tek gratë e moshuara rezultoi se konsumimi i krucifereve ul mundësitë e mos njohjes.

Me çfarë vitaminash është i pasur brokoli?
Brokoli përmban: vitaminë C, vitaminë K, vitaminë B2 dhe B9, vitaminë A, vitaminë B5 dhe B6, vitaminë E, bakër, hekur, magnezium, potasium dhe fosfor.

Shperndaj ne : Post on Facebook Add to your del.icio.us Digg this story StumbleUpon Twitter

Subscribe to comments feed Komente (0 u postua)

total: | shfaq:

Postoni komentin tuaj

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe shihni ne imazh:

Captcha

Log in

  • Dergo me email Dergo me email
  • Printo artikullin Printo artikullin
  • Vetem tekst Vetem tekst
Shperndaj ne : Post on Facebook Add to your del.icio.us Digg this story StumbleUpon Twitter

Taguar si:

Nuk ka tage per kete artikull

Votoni artikullin

3.00