living social

Home | Kuzhina | Pijet | Te tjera | Çokollatë e ngrohtë me kanellë

Çokollatë e ngrohtë me kanellë

Font size: Decrease font Enlarge font
Çokollatë e ngrohtë me kanellë

Ne shtepi, çokollatën e bëjmë me kakao, qumësht e krem pana.

E keni vënë re? Në më të shumtën e rasteve, kur kërkoni një çokollate në ndonjë bar, ju hapin një bustinë dhe i shtojnë qumësht të valuar. Del një leng i trashë, ngjitës dhe shumë i ëmbël që nuk duhet as të shërbehet, por të hidhet direkt në mbeturina.

Ne shtepi, çokollatën e bëjmë me kakao, qumësht e krem pana. Stop! Mua më pëlqen e aromatizuar me kanellë dhe jo shumë e ëmbël, por kjo zakonisht është çështje shijeje.

Përbërësit për 6 persona :

•    200 ml krem pana
•    400 ml qumësht i freskët
•    200 g çokollatë e zezë 85 %
•    1 lugë sheqer i hollë kallami
•    1 dru i vogël kanelle
Përgatitja :
Përziejini të gjithë përbërësit në një tenxhere të rendë. Ngroheni me flakë shumë te ulët duke e përzier shpesh. Kur çokollata të jetë shkrirë tërësisht dhe lëngu të jetë shume i ngrohte, rriheni me forcë me rrahës dhe hidheni në tasat e shpëlarë me ujë të përvëluar në atë moment.
Në rast se tepron, mund ta ngrohni të nesërmen në mëngjes, duke e përzier me kafe të freskët.

Shperndaj ne : Post on Facebook Add to your del.icio.us Digg this story StumbleUpon Twitter

Subscribe to comments feed Komente (0 u postua)

total: | shfaq:

Postoni komentin tuaj

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe shihni ne imazh:

Captcha

Log in

  • Dergo me email Dergo me email
  • Printo artikullin Printo artikullin
  • Vetem tekst Vetem tekst
Shperndaj ne : Post on Facebook Add to your del.icio.us Digg this story StumbleUpon Twitter

Taguar si:

Nuk ka tage per kete artikull

Votoni artikullin

5.00