living social

Home | Kuzhina | Truke | Si te heqim njollat nga rrobat

Si te heqim njollat nga rrobat

Font size: Decrease font Enlarge font
Si te heqim njollat nga rrobat

Me pak truke të thjeshta do të jetë shumë e thjeshtë të eliminoni çdo lloj njolle.

Shpesh na ndodh të njollosim rrobat që kemi veshur apo të na bjerë vera mbi mbulesën e tavolinës. Me pak truke të thjeshta do të jetë shumë e thjeshtë të eliminoni çdo lloj njolle. Do t’ju japim disa këshilla të diktuara nga mençuria e gjysheve tona.
Për  të hequr njollat në përgjithësi kur lajmë me dorë: kur lani me dorë, shtoni 10 lugë amoniak në ½ litër larës rrobash.
Si të heqim njollat nga rrobat: njolla çokollate, frutash, birre, pijeje: Zhytni pjesën e njollosur të rrobës në një solucion qumështi, alkooli dhe limoni. Pastaj vazhdoni me larjen normale.
Si të heqim njollat e letër-kopjativit: zhytni pjesën me njollë në benzinë dhe shpëlajeni mirë me ujë.
Si të heqim njollat e vajit, verës dhe kafesë: Lagni pjesën me njollë me disa pika uthulle. Trajtojeni me avullin e një hekuri mbi njollën nga ana e mbrapme e copës. Në këtë mënyrë, njolla del nga ana e kundërt. Këshillohet të vihet poshtë njollës edhe një sfungjer për të thithur papastërtinë.
Si të heqim njollat e djersës: Zhytni pjesën e njollës në ujë me sodë buke. Në sajë të veprimit të sodës që reagon me ujin, prodhohet oksigjen aktiv qe vepron mbi njollën.
Këshilla të tjera vlefshme:
•        Si të heqim çamçakëzin nga rrobat : Mënyra më e efektshme për të hequr çamçakëzin është duke e futur në frizer derisa të ngrijë. Do të shihni sa me lehtësi shkëputet nga copa.
•        Buzëkuqi  është shumë e vështirë të hiqet, sidomos mbi pecetat e bukës. Hiqet me alkool, duke shtypur mirë me pambuk mbi njollën, pa e fërkuar.
•        Lëngu i limonit ka veti shumë të forta kundër njollave të vjetra. Mjafton ta prisni në mes, ta fërkoni mbi njollën dhe ta shpëlani me ujë të vakët.
•        Për rrobat delikate, si leshi apo mëndafshi, këshillohet një larës i lëngshëm: larësi pluhur është më i efektshëm, por edhe më agresiv mbi ngjyrat dhe fibrat natyrale.

Shperndaj ne : Post on Facebook Add to your del.icio.us Digg this story StumbleUpon Twitter

Subscribe to comments feed Komente (6 u postua)

avatar
ina 01/05/2013
mund te me tregoni si hiqen njollat qe leshojne rrobat te njera-tjetra? flm
avatar
10/01/2014
duke i futur ne ace
avatar
adel 11/10/2014
Qka eshte ace ?
Reply Thumbs Up Thumbs Down
-2
Raporto si te papershtatshem
avatar
Ani 22/05/2013
si mund te heqim njollat e stilolapsit nga veshjet prej lekure ?
Reply Thumbs Up Thumbs Down
-3
Raporto si te papershtatshem
avatar
Anila 17/05/2014
Si hiqet njolla e veres ne kemishe fanellati.
avatar
30/10/2014
Si mund te hiqen Njollat me stilolaps ne nje material lekure.? Faleminderit
total: 4 | shfaq: 1 - 4

Postoni komentin tuaj

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe shihni ne imazh:

Captcha

Log in

  • Dergo me email Dergo me email
  • Printo artikullin Printo artikullin
  • Vetem tekst Vetem tekst
Shperndaj ne : Post on Facebook Add to your del.icio.us Digg this story StumbleUpon Twitter

Taguar si:

Nuk ka tage per kete artikull

Votoni artikullin

3.77