Home | Kuzhina | Orakulli i kuzhines | Erezat | Arrëmyshk ose arrë muskat ang (nutmeg) lat(myristica)

Arrëmyshk ose arrë muskat ang (nutmeg) lat(myristica)

image

Pema e arrëmyshkut është një nga speciet e familjes së pemëve Myristica.

Nga llojet më të rëndësishme tregtare të këtyre specieve është Myristica fragrans, një pemë me gjelbërim të përjetshëm indigjen në Ishujt Banda në Moluccas (apo Ishujt Spice) të Indonezisë. Arrëmyshk pemë është e rëndësishme për dy produkte-erëza që rrjedhin nga fruti,  lëvorja e arrëmyshkut dhe arrëmyshk-bërthama.


Arrëmyshk-bërthama është fara e pemës, me formë si vezake, rreth 2-3 cm e gjatë dhe me një peshë të thatë midis 5 dhe 10 g. Për të bërë vjeljen e parë të arrëmyshkut duhet pritur 7-9 vjet pas mbjelljes, ndërsa prodhimin e plotë pemët e arrijnë pas 20 vjetesh.


Arrëmyshk përdoret zakonisht si erez në formë e pluhuri dhe si frut tropikal është burimi i dy erëzave të ndryshme.


Nga pema e arrëmyshkut prodhohen edhe disa produkte të tjera komerciale, duke përfshirë vajra esencialë,  gjalpë arrëmyshku,etj.


Arrëmyshk bërthama  është disi më pak e ëmbël, ndërkohë që Lëvorja mbart një shije më delikate. Lëvorja e arrëmyshkut preferohet shpesh në ushqimet e lehta për ti dhene ngjyrë të ndritshme portokalli, në ngjashmëri me shafranin. Ndërsa berthama arrëmyshk përdoret më shumë me efektin e erëzës për aromatizim të ushqimit, zakonisht në formën e vet bazë, apo dhe e grire. Grirja bëhet në çast në rende të posacme.


Në  kuzhinën Evropiane, arrëmyshk dhe levorja janë përdorur vecanerisht në gatimet me patate dhe në produktet e përpunuara të mishit. Më pas ato janë përdorur edhe në supa, salcat, dhe gatimet e pjekura.


Në kuzhinë hollandeze, arrëmyshk  përdoret  për perime të tilla si lakër, lulelakër, laker ‘brukseli’ dhe fasule.


Në varietetet japoneze arrëmyshk përfshihet si përbërës se bashku me kerri pluhur, ndersa në Karaibe arrëmyshk është përdorur shpesh në pije të tilla si, qetesuesi Bushëacker dhe Rum Barbados.


Indonezia dhe Grenada dominojnë prodhimin e kësaj erëze me 75% and 20%, të tjerë prodhues janë India, Malajzia.


Vaj esencial që fitohet nga distilimi me avull është përdorur gjerësisht në industrinë e parfumeve dhe atë farmaceutike.  Në mjekësinë  tradicionale, arrëmyshk dhe arrëmyshk levorja  janë përdorur për çrregullime të lidhura me sistemet nervor dhe për të  ndihmuar tretjen e ushqimit.