Home | Kuzhina | Pijet | Cajrat | Vlerat e çajit jeshil

Vlerat e çajit jeshil

image

Zbuloni vlerat e çajit që kinezët e quajnë “eliksiri i jetës”

Çaji, pija e dytë më e përdorur në botë pas ujit, ka vlera të shumta.
Një pije që mund të përdoret gjatë gjithë ditës
Është vështirë të pihen 1.5 litra ujë në ditë, së pari ngaqë nuk jemi mësuar, por edhe ngaqë mund të biem në kurthin e pijeve me gaz. Quhet kurth, sepse këto pije janë pjesërisht shkaktare të mbipeshës (sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Harvardit) dhe për t’i rezistuar tundimit, plotësoni dëshirat tuaja duke përdorur çaj jeshil, i cili është më pak i pasur me kafeinë se kafeja.
Çaji jeshil është antioksidues dhe partner i linjave të trupit
Në kuadrin e një diete të ekuilibruar ushqimore, si për të shuar urinë e vogël, ashtu edhe të nesërmen e një mbrëmjeje të vështirë, mund të përdorni shumë mirë çajin jeshil, sidomos për faktin që ai ka vlera antioksiduese si dhe ndihmon për mirëfunksionimin e veshkave. Për më tepër, falë vitaminave A, C dhe E, mendohet se përdorimi i çajit jeshil ndikon në ngadalësimin e plakjes së lëkurës.
Gjithashtu, nga studimet e bëra, rezulton se çaji jeshil ndikon në parandalimin e kancerit.