Home | Shtepia | Dekorime sipas dhomes | Kuzhine | Trendi i kuzhinave me ngjyra

Trendi i kuzhinave me ngjyra

image

Guxoni duke përdorur ngjyra të cilat harmonizohen me pjesën tjetër të shtëpisë

Të qënurit klasik është gjithmonë në modë por të guxosh me ngjyrat është tendencë. Kjo tendencë shfaqet së fundmi edhe në arredimin e kuzhinës tuaj. Nuk është më e nevojshme përdorimi i ngjyrave kafe, bezhë ose e zezë; ngjyrat ju dhurojnë dritë në kuzhinë. Guxoni duke përdorur ngjyra të cilat harmonizohen me pjesën tjetër të shtëpisë, ngjyra të kombinueshme dhe tërheqëse. Por sigurisht sigurohuni më parë që të merrni mendimin e një profesionisti, duke qënë se jo gjithmonë mund të keni të drejtë.
Rregulli kryesor që duhet të keni parasysh është: ngjyrat të jenë në harmoni me njëra-tjetrën dhe me ambjentin rrethues. Më poshtë keni disa ide të kuzhinave me ngjyra.