living social

Home | Pushimet | Cfare te vizitosh ? | Krishtlindjet në Kinë

Krishtlindjet në Kinë

Font size: Decrease font Enlarge font
Krishtlindjet në Kinë

Në Kinë Krishtlindjet festohen vetëm nga 1% e popullsisë

Krishtlindjet janë një festë që vjen nga jashtë dhe për kinezët merr nuanca fetare. Në Kinë Krishtlindjet festohen vetëm nga 1% e popullsisë.
Në fillim të shekullit të XX disa misionarë dhe studentë të ardhur nga jashtë futën në Kinë festën e Krishtlindjeve. Disa kinezë e bënë festën të tyren dhe vendosën ta festojnë. Këto grupe njerëzish ndodheshin më shume në qytetet bregdetare ose në qytetet e mëdha si Shangai, Pekini, Makao.
Natën e lindjes së Krishtit, darkonin me miqtë apo familjen, këndonin këngët e Krishtlindjeve dhe besimtarët shkonin në kishë për meshën e mesnatës. Aktivitetet dhe zbukurimet ishin në stil të huaj, por revolucioni kulturor i dha fund të gjithë kësaj historie.
Vetëm mbas politikës së reformave dhe hapjes, Krishtlindjet janë kthyer sërish të bëjnë pjesë në traditat e shoqërisë kineze. Që nga 1980 e deri më sot, numri i personave që festojnë Krishtlindjet dhe Vitin e Ri sa vjen dhe rritet. Por Krishtlindjet në Kinë nuk janë vetëm festa e të huajve, por janë gjithmonë më të shumtë personat që i japin rëndësinë e duhur kësaj feste. Për shembull tregtarët bëjnë zbritje, vitrinat janë më tërheqëse, ka publicitete gjithandej dhe të gjithë vendet e argëtimeve propozojnë programe Krishtlindje. Në këtë mënyrë të gjithë fitojnë pak më shumë në periudhën mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.
Natyrisht që zbukurohen pemët nëpër rrugë. Disa familje varin zbukurimet mbi dyert e shtëpive, apo mbi dritare, etj. Kinezët kanë edhe zakonin që të varin çorapet sipër oxhakut duke shpresuar që babagjyshi i Vitit të Ri do t'i mbushi me dhurata.

Kuriozitet: Pjesa më e madhe e fshatrave kinezë nuk i feston Krishtlindjet dhe ndoshta nuk kanë dëgjuar kurrë në jetën e tyre të flitet për këtë festë. Gjëja më e çuditshme është që pjesa më e madhe e pemëve plastike të Vitit të Ri dhe e zbukurimeve të Krishtlindjeve bëhen pikërisht në Kinë, por ata që i bëjnë nuk e dinë fare pse i bëjnë.

Shperndaj ne : Post on Facebook Add to your del.icio.us Digg this story StumbleUpon Twitter

Subscribe to comments feed Komente (0 u postua)

total: | shfaq:

Postoni komentin tuaj

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe shihni ne imazh:

Captcha

Log in

  • Dergo me email Dergo me email
  • Printo artikullin Printo artikullin
  • Vetem tekst Vetem tekst
Shperndaj ne : Post on Facebook Add to your del.icio.us Digg this story StumbleUpon Twitter

Taguar si:

Nuk ka tage per kete artikull

Votoni artikullin

0