living social

Voskopoja

Font size: Decrease font Enlarge font
Voskopoja

Vend malor me peizazh dhe bukuri natyrore, me gjelbërim, klimë verore të freskët dhe borë në dimër, me ajër të pastër dhe kurativë.

Voskopoja ndodhet rreth 20 km në perëndim të qytetit të Korçës, me lartësi mesatare 1260 m l mbi nivelin e detit. Ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 64 km2.  Ka pesë fshatra si: Voskopoja (qendra e komunës), Gjonomadhi, Lavdari, Shipska dhe Krushova, me largësi mesatare 5-7 km nga qendra. Ka 750 familje dhe rreth 2745 banore.

Vend malor me peizazh dhe bukuri natyrore, me gjelbërim, klimë verore të freskët dhe borë në dimër, me ajër të pastër dhe kurativë. Burime ujore të mjaftueshme dhe kuruese, si dhe përrenjtë që përshkruajnë territorin, gjë që i japin bukuri dhe pastrim këtij vendi. Sipërfaqe pyjore (me pishë) e kullosore. Shumëllojshmëri bimësh medicinave. Vlerat natyrore dhe të krijuara nga njeriu shërbejnë për një tërheqje të turistëve. Pista e skive ka shërbyer për kampionatet që janë zhvilluar në Voskopojë, është një vlerë që duhet vlerësuar në të ardhmen.

Voskopoja ka një trashëgimi të pasur kulturore e monumentale. Këtë e tregon prania e 7 kishave dhe manastiri i Shën Prodhomit. Ka pasur shtypshkronjë, akademi dhe shumë figura të shquara në vend dhe Europë. Voskopoja ka të trashëguar një infrastrukturë të njohur me rrugë me kalldrëme, shtëpi karakteristike me gurë të gdhendur, ura, çezme etj. Siti i Voskopojës është i mbrojtur dhe është shpallur nga qeveria zonë historike dhe turistike. Vlerësimi i trashëgimisë i kanë dhënë mundësi njohje dhe zhvillimit të këtij territori.

Shperndaj ne : Post on Facebook Add to your del.icio.us Digg this story StumbleUpon Twitter

Subscribe to comments feed Komente (0 u postua)

total: | shfaq:

Postoni komentin tuaj

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe shihni ne imazh:

Captcha

Log in

  • Dergo me email Dergo me email
  • Printo artikullin Printo artikullin
  • Vetem tekst Vetem tekst
Shperndaj ne : Post on Facebook Add to your del.icio.us Digg this story StumbleUpon Twitter

Taguar si:

Nuk ka tage per kete artikull

Votoni artikullin

0