living social

Arredime për korridoret

Font size: Decrease font Enlarge font
Arredime për korridoret

Zakonisht preferohet që muret të jenë me ngjyrë të ndezur, sepse në shumicën e rasteve korridoret ndodhen në hapësira të mbyllura (me pak ose pa dritë).

Ky është një korridor modern, ndoshta jo tipik për një shtëpi të zakonshme; ai mund të jetë i përshtatshëm për një hotel ose për një SPA. Zakonisht preferohet që muret të jenë me ngjyrë të ndezur, sepse në shumicën e rasteve korridoret ndodhen në hapësira të mbyllura (me pak ose pa dritë). Nëpërmjet murit të xhamit, në korridor depërton dritë e mjaftueshme, prandaj ngjyrat e errëta të përdorura nuk e rëndojnë ambientin. 

Ky korridor është organizuar me thjeshtësi, me rafte këpucësh jo shumë të sofistikuara, të cilat mund t’i gjeni kudo, me një varëse të thjeshtë rrobash, me një pasqyrë me përmasa të përshtatshme për ambientin si dhe me një komo të përkorë. Edhe këtu është përdorur ngjyra e bardhë në mure, e cila thyhet nga një pikturë me ngjyra dhe një tapet i zi.

Për ndriçimin e hapësirës, në ketë korridor është përdorur letra e murit me ngjyrat e ndezura të ylberit. Pasqyra është e rrumbullakët dhe me përmasa të vogla. Këto lloje pasqyrash përdoren për arredimet klasike dhe në këtë rast pasqyra e thyen disi këtë arredim spontan. Një dollap i vogël këpucësh dhe një varëse rrobash, të dyja në ngjyrë të bardhë, janë përdorur për ndriçimin e korridorit, pasi pllakat e dyshemesë janë në ngjyrë të erret. Llampadari i përdorur është punuar me kristale të vogla, nëpërmjet të cilave drita shpërndahet më mirë në ambient. Edhe ky llampadar përdoret në arredimet klasike. 

Shperndaj ne : Post on Facebook Add to your del.icio.us Digg this story StumbleUpon Twitter

Subscribe to comments feed Komente (0 u postua)

total: | shfaq:

Postoni komentin tuaj

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe shihni ne imazh:

Captcha

Log in

  • Dergo me email Dergo me email
  • Printo artikullin Printo artikullin
  • Vetem tekst Vetem tekst
Shperndaj ne : Post on Facebook Add to your del.icio.us Digg this story StumbleUpon Twitter

Taguar si:

Nuk ka tage per kete artikull

Votoni artikullin

0