living social

Home | Shtepia | Dekorime | Dyshemeja | Si të pastrojmë mermerin në shtëpi

Si të pastrojmë mermerin në shtëpi

Font size: Decrease font Enlarge font
Si të pastrojmë mermerin në shtëpi

Mermeri është një gur natyror i bukur, elegant, por edhe i ndjeshëm dhe i vështirë për t’u trajtuar.

Kur të vendosni për të arreduar shtëpinë tuaj me mermer, duhet të jeni të ndërgjegjshëm që keni të bëni me një material që duhet mbrojtur e mirëmbajtur.
Mermeri mirëmbahet me një pastrim periodik, kjo do t’ju marrë shumë pak kohë.

Nevojiten:
•        Një leckë e butë
•        Ujë i ngrohtë
•        Një leckë kastori
•        Pastrues neutral, jo gërryes, si p.sh. amoniak
•        Detergjent  për mermer
Fazat :
•        Lagni leckën me ujë me amoniak dhe pastroni gjithë sipërfaqen
•        Shpëlani leckën dhe hiqni gjithë mbetjet e detergjentit dhe papastërtive
•        Thajeni duke e fshirë me një leckë të butë
•        Pastroni sërish sipërfaqen me leckën e kastorit dhe thajeni përsëri me leckë të butë (kujdes, mos e lini kurrë të thahet vetë në ajër!)

Si të pastrojmë njollat nga mermeri.

Mermeri është një gur poroz dhe kur mbi të bie kafe apo çdo lloj tjetër lëngu, është e nevojshme të veproni menjëherë, për të evituar mbetjen e njollave të përhershme. Kur njolla tashmë është thithur nga mermeri, është shumë e vështirë për t’u hequr, por mund të provoni me një mënyrë shumë të efektshme.
Nevojiten:
•        Pluhur shkumësi (e gjeni në supermarket apo në dyqanet e specializuara në repartin e bojërave)
•        Ujë i oksigjenuar
•        Ujë i vakët
•        Qese transparente
•        Letër ngjitëse
•        Sfungjer
•        Leckë mikrofibre
•        Një tas
Fazat:
•        Pluhuri i shkumësit është një substancë që arrin të thithë njollat e mbetura mbi mermer. Hidhni pluhurin dhe pak ujë të oksigjenuar në një tas dhe krijoni një masë kremoze.
•        Vini me një shtresë të hollë kremin mbi njolla.
•        Mbuloni kremin me një qese transparente dhe fiksojeni me letër ngjitëse.
•        Lëreni të veprojë derisa të thahet. Për këtë duhen rreth dy ditë.
•        Sapo të thahet, hiqni qesen dhe pastrojeni me sfungjer me ujë të vakët
•        Në qoftë se njolla nuk ka ikur, përsëriteni dy-tre herë procedurën.

Këshilla të vlefshme:
•        Mos përdorni sfungjer të fortë
•        Mos përdorni detergjentë gërryes apo me përbërës me aciditet të madh
•        Pastrojeni menjëherë mermerin, kur në të ju bien pa dashje lëngje, sidomos kur ato janë uthull, kafe, lëng limoni apo salcë domateje
•        Përdorni gjithmonë pjata poshtë gotave, vazove etj.
 

Shperndaj ne : Post on Facebook Add to your del.icio.us Digg this story StumbleUpon Twitter

Subscribe to comments feed Komente (0 u postua)

total: | shfaq:

Postoni komentin tuaj

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe shihni ne imazh:

Captcha

Log in

  • Dergo me email Dergo me email
  • Printo artikullin Printo artikullin
  • Vetem tekst Vetem tekst
Shperndaj ne : Post on Facebook Add to your del.icio.us Digg this story StumbleUpon Twitter

Taguar si:

Nuk ka tage per kete artikull

Votoni artikullin

1.00