living social

Home | Shtepia | Dekorime | Ngjyrave | Çfarë ngjyrash duhen përdorur për lyerjen e dhomës së gjumit?

Çfarë ngjyrash duhen përdorur për lyerjen e dhomës së gjumit?

Font size: Decrease font Enlarge font
Çfarë ngjyrash duhen përdorur për lyerjen e dhomës së gjumit?

“Bluja e thellë është një ngjyrë qëpo pëlqyehet gjithnjë e më shumë”

Dhoma e gjumit është një vend qetësie dhe çlodhjeje, kështu që ngjyra e mureve të saj duhet të krijojë një ambient qetësie. Nuk janë të këshillueshme ngjyrat e ngrohta e të gjalla si e kuqja. Është më mirë të përdoren ngjyra disi të ftohta e të ëmbla.


E kaltra
E kaltra është një ngjyrë që po rikthehet, sidomos për dhomat e gjumit. Si një ngjyrë e preferuar e shumicës së njerëzve, kjo ngjyrë të kujton detin, qiellin, planetin, gjithçka që ka lidhje me origjinën. Për më tepër, e kaltra është një ngjyrë e ftohtë dhe krijon një ambient të qetë, ideal për dhomën e gjumit. Vitet e fundit është bërë e modës bluja e thellë, por e gjithë gama e së kaltrës është e përshtatshme për dhomën e gjumit.


Jeshilja
Për shumë kohë e hequr nga shtëpia, jeshilja është rikthyer në dhomat e shtëpisë gjatë dhjetë vjetëve të fundit. Vitet e fundit janë zgjedhur kryesisht nuanca të ëmbla si jeshilja bajame apo jeshilja e ujit. Kjo ngjyrë është shumë e përshtatshme për një ambient si dhoma e gjumit sepse ajo qetëson dhe krijon idenë e burimit natyror. Kjo ngjyrë mund të zgjidhet si për dhomën e gjumit të të rriturve ashtu edhe për dhomën e fëmijëve dhe është një ngjyrë që shkon shumë me nuanca neutrale e të ëmbla si e bardha e thyer ose roza e zbehtë, për shembull.


Ngjyra violet
Kjo ngjyrë shpeshherë është e lidhur me mistiken. Ajo është ideale për një ambient pushimi kështu që mund të përdoret shumë mirë në dhomën e gjumit. Ngjyra violet do të zgjidhet e ëmbël, si për shëmbull violetë në lila’. Megjithatë është më mirë të përdoret me ngjyra më neutrale.


Nuancat neutrale
Ngjyrat gri, bezhë, të bardhat e thyera dhe nuancat e tjera neutrale janë edhe ato të këshillueshme për dhomën e gjumit. Ëmbëlsia e këtyre nuancave krijon një ambient të qetë dhe të pakohshëm. Diçka tjetër: në aksesorët e dhomës së gjumit mund të përdoren ngjyra të ndezura për t’i dhënë dhomës pak tonus.

Shperndaj ne : Post on Facebook Add to your del.icio.us Digg this story StumbleUpon Twitter

Subscribe to comments feed Komente (9 u postua)

avatar
Sana 01/03/2013
Dhoma ime ka ngjyra te fresketa si e bardhe blu jeshile deti portokalli domethen ngjyra verore
avatar
Romulo 16/03/2013
This is the prefcet post for me to find at this time
Reply Thumbs Up Thumbs Down
-1
Raporto si te papershtatshem
avatar
Lina 18/03/2013
Sipas mendimit tim me mire kishte me qene te secili tekst te postohen edhe foto.
Reply Thumbs Up Thumbs Down
-1
Raporto si te papershtatshem
avatar
hkgrzxccc 20/03/2013
OIW0wY , uidgyxwnoiud, [link=http://leemegzoofmx.com/]leemegzoofmx[/link], http://gkiltkdntisp.com/
Reply Thumbs Up Thumbs Down
-4
Raporto si te papershtatshem
avatar
24/03/2013
kjo eshte shume e bukur une tani kam ndertuar nje shtepi te re dhe keto ide per arredimin e shtepise me pelqejne shume.
avatar
fatjona 29/04/2013
Doma ime e gjumit ka njgyre te kuqe me te zeze qe jame mobiljet dhe perdja, momentalisht e kam te lyer te bardhe por dua te ndryshojmcfare sugjerimesh me jepni ju? Flm
Reply Thumbs Up Thumbs Down
-1
Raporto si te papershtatshem
avatar
ada 28/07/2013
dhoma ime eshte ngjure jeshile , te percjell qetesi
avatar
anxhela2 19/01/2014
shum bukur
avatar
maksimiliano 23/08/2014
dhoma ime ka nje ngjyre shume te lehte.ajo eshte ngjyra e bardhe, e ku ka si e bardha .eshte nje ngjyre qe dhomen e mban te fresket , nuk permban mikrobre etj etj....edhe mua me pelqen shume shume dhoma ime <3<3<3
total: 9 | shfaq: 1 - 9

Postoni komentin tuaj

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe shihni ne imazh:

Captcha

Log in

  • Dergo me email Dergo me email
  • Printo artikullin Printo artikullin
  • Vetem tekst Vetem tekst
Shperndaj ne : Post on Facebook Add to your del.icio.us Digg this story StumbleUpon Twitter

Taguar si:

Nuk ka tage per kete artikull

Votoni artikullin

4.30