living social

Home | Te jetuarit mire | Shendeti | Guide per shendetin | Shkaqet dhe kurimi i anemisë

Shkaqet dhe kurimi i anemisë

Font size: Decrease font Enlarge font
Shkaqet dhe kurimi i anemisë

Kurim i thjeshtë, por i nevojshëm. Në fillim, mungesa e hekurit.

Më të ekspozuarat janë gratë shtatzëna ose ato në moshë lindjeje. Në fakt, 9 gra në 10 marrin vlera ushqimore më të ulëta se ato të rekomanduara dhe 22.7% e tyre kanë mungesë hekuri. Rastet e burrave janë shumë më të rralla. Kjo situatë tregon se mungesa e hekurit duhet korrigjuar dhe parandaluar me ushqime suplementare.

Anemia nga mungesa e hekurit përfshin vetëm 4,4% të grave në moshë lindjeje. Gratë shtatzëna janë më të ekspozuarat, ndërsa gratë në menopauzë dhe burrat janë shumë më pak të ekspozuar.

Pamjaftueshmëri e vlerave ushqimore prek sidomos personat që ndjekin një dietë të fortë vegjetariane apo persona të kequshqyer, sidomos persona të moshuar. Ajo mund të shkaktohet edhe nga probleme të tretjes, të cilat pengojnë asimilimin e ushqimeve të pasura me hekur, si në raste diarreje të zgjatur apo të alternimit të diarreve me konstipacionin.

Humbjet e tepërta të hekurit mund të shkaktohen nga menstruacionet e mëdha.

Mungesa e hekurit sigurisht që duhet të korrigjohet, sepse ajo mund të ketë rrjedhoja si në gjendjen fizike, ashtu edhe në cilësinë e jetës: lodhje, ndjesinë e të ftohtit, rrahje të shpejta të zemrës apo marrje të frymës në rast sforcimesh, dhimbje koke dhe kumbim i veshëve, probleme të memories, etj.

Për t'u dhënë fund këtyre problemeve nuk mjafton vetëm një dietë ushqimore, edhe sikur ajo të jetë e pasur me hekur. Në fakt, një fëmijë i shëndetshëm nga 6 deri në 12 vjeç duhet të marrë 14 mg hekur në ditë dhe kjo sasi arrin deri në 50 mg në ditë tek një grua shtatzënë apo në periudhën e ushqimit me qumësht të bebes. Nevojat për hekur janë më të larta për personat me mungesë hekuri apo për anemikët dhe ato nuk mund të sigurohen vetëm me ushqim.

Ushqimet më të pasura me hekur janë mishi, mishi i shpendëve dhe peshku, të cilët përmbajnë nga 20 deri në 26 mg për 100 g, por vetëm 10% deri në 20% e këtij ushqimi mund të asimilohet. Edhe perimet përmbajnë hekur, por në sasi më të vogla dhe nga 1% deri në 10% e sasive të tyre mund të asimilohen. Ndryshe nga hekuri i mishit, asimilimi i hekurit të perimeve ndikohet shumë nga ushqimet shoqëruese: asimilimi i tij favorizohet nga vitamina C, por reduktohet nga përdorimi i çajit apo kafesë. Duke u nisur nga fakti që më shumë se gjysma e hekurit merret nga mishi, dietat vegjetariane rrezikojnë të shkaktojnë mungesa hekuri.

Prandaj, është e nevojshme të merret hekur në formën e medikamentit. Mjeku, në përgjithësi, jep hekur me kapsula, nga një deri në dy në ditë, për tre deri në gjashtë muaj, në varësi të anemisë apo mungesës së hekurit. Kontrollet biologjike pas tre muajsh përcaktojnë gjendjen e rezervave të hekurit dhe vërtetojnë nëse anemia është në rrugën e shërimit.

Sigurisht, më mirë të parandalosh sesa të kurosh. Për këtë, ushqimi i ekuilibruar dhe marrja e kripërave të hekurit rekomandohet sa herë që paraqitet një gjendje rrezikshmërie.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shperndaj ne : Post on Facebook Add to your del.icio.us Digg this story StumbleUpon Twitter

Subscribe to comments feed Komente (0 u postua)

total: | shfaq:

Postoni komentin tuaj

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe shihni ne imazh:

Captcha

Log in

  • Dergo me email Dergo me email
  • Printo artikullin Printo artikullin
  • Vetem tekst Vetem tekst
Shperndaj ne : Post on Facebook Add to your del.icio.us Digg this story StumbleUpon Twitter

Taguar si:

Nuk ka tage per kete artikull

Votoni artikullin

0