living social

Home | Te jetuarit mire | Shendeti | Shendeti mendor | Vitamina B9, një armë potenciale kundër autizmit

Vitamina B9, një armë potenciale kundër autizmit

Font size: Decrease font Enlarge font
Vitamina B9, një armë potenciale kundër autizmit

Përdorimi i vitaminës B9 përpara dhe në fillim të shtatzënisë redukton me 40% rrezikun e autizmit tek fëmija...

Sipas një studimi të realizuar nga një ekip studiuesish të Universitetit të Columbia-s në Nju Jork, publikuar ditët e fundit, përdorimi i vitaminës B9 përpara dhe në fillim të shtatzënisë redukton me 40% rrezikun e autizmit tek fëmija, gjë që vërteton vlerat mbrojtëse të kësaj substance organike për sistemin cerebral të fetusit.
Studimi është kryer në Norvegji me 85.000 fëmijë të lindur nga viti 2002 deri në vitin 2008, nënat e të cilëve kanë përdorur ose jo vitaminë B9, të quajtur ndryshe acid folik.
Më parë, ishte vërtetuar se mungesa e vitaminës B9 gjatë shtatzënisë rrit ndjeshëm rrezikun e malformimeve të sistemit nervor primitiv të embrionit.
Nga një studim tjetër i kryer me të njëjtët fëmijë në Norvegji, rezulton se ata, nënat e të cilëve kanë përdorur acid folik herët gjatë shtatzënisë, rrezikojnë dy herë më pak për të pasur probleme të zhvillimit të të folurit në moshën 3 vjeç.
Nga një studim tjetër i kryer nga Universiteti i Kalifornisë në Davis, rezulton se fëmijët, nënat e të cilëve në fillim të shtatzënisë kishin përdorur suplementë mineralë dhe multivitaminikë, ndër të cilat edhe acid folik (vitaminën B9), rrezikonin më pak të lindnin me autizëm.

Ulja e theksuar e rrezikut të autizmit u konstatua "tek fëmijët e grave të cilat kishin përdorur vitaminë B9 në periudhën midis 4 javëve përpara fillimit të shtatzënisë dhe 8 javëve pas saj", thekson Dr. Pal Suren, epidemiolog i Institutit Norvegjez të Shëndetit Publik.
Acidi folik është i domosdoshëm për sintezën e ADN-së dhe procesin e rigjenerimit të organizmit. Vitamina B9 prodhohet natyrisht nga folati, të cilat gjenden me shumicë sidomos tek perimet jeshile me gjethe, tek bizelet, thierzat, fasulet dhe vezët.

Në Europë, grave shtatzëna u rekomandohet të përdorin shumë herët vitaminë B9, por megjithatë ka shumë gra shtatzëna me sasi të ulët vitamine B9.

Autorët e këtij studimi nuk gjetën ndonjë lidhje direkte midis reduktimit të rrezikut të autizmit dhe suplementëve të tjerë ushqimorë, si vaji i peshkut (omega 3) apo vitamina të tjera dhe mineralet.

Një fëmijë në çdo 88 fëmijë lind autik në SHBA, një fenomen që vazhdon të rritet. Shkaqet e këtij çrregullimi mendor mbeten gjerësisht të panjohura, duke kufizuar kështu mundësinë e diagnostikimit, parandalimit dhe kurimit.

Shperndaj ne : Post on Facebook Add to your del.icio.us Digg this story StumbleUpon Twitter

Subscribe to comments feed Komente (0 u postua)

total: | shfaq:

Postoni komentin tuaj

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe shihni ne imazh:

Captcha

Log in

  • Dergo me email Dergo me email
  • Printo artikullin Printo artikullin
  • Vetem tekst Vetem tekst
Shperndaj ne : Post on Facebook Add to your del.icio.us Digg this story StumbleUpon Twitter

Taguar si:

Nuk ka tage per kete artikull

Votoni artikullin

0