Epidemitë janë më të shpeshta kur bën ftohtë

Pjesa më e madhe e ftohjeve, bronkiteve apo gripit zakonisht nuk shfaqen kur termometri është në nivelin më të ulët, por sidomos gjatë ndryshimeve që shoqërojnë ndërrimet e sezoneve.

Nuk dihet me saktësi shkaku, por ndoshta kjo vjen nga fakti se me uljen e temperaturës, njerëzit fillojnë të qëndrojnë më shumë brenda, gjë që i ekspozon më shumë ata ndaj kontaktit me të tjerët dhe ndaj kontaminimeve. Dhe me afrimin e fundit të dimrit, shpeshherë sistemi ynë imunitar është i dobësuar.
Si të mbrohemi?
Ambienti nuk duhet ngrohur shumë, pasi ndryshimi i temperaturës ndjehet shumë kur dilet jashtë, gjë që ul aftësitë e përshtatjes së organizmit tonë. Cilat do të ishin temperaturat ideale? Rreth 18 °C në dhomat e nxënies dhe 15 °C në dhomën e gjumit, ashtu si në kohët e stërgjyshërve tanë.
Mbuloni kokën, pasi një pjesë e madhe e nxehtësisë së trupit humbet nga koka (30% tek të rriturit dhe 80% tek bebet)
Respektoni rregullat bazë të higjienës. Mbuloni gojën dhe hundën kur kolliteni apo teshtini, lani duart rregullisht.
Forconi sistemin tuaj imunitar. Flini sa duhet, hani në mënyrë të ekuilibruar. Bëni një kurë vitamine C, qumështi blete apo ECHINACEA gjatë një periudhe 2-3 javore.