living social

Home | Kuzhina | Kuzhina mesdhetare | Makarona & oriz | Rizoto me mocarelë dhe ajkë

Rizoto me mocarelë dhe ajkë

Font size: Decrease font Enlarge font
Rizoto me mocarelë dhe ajkë

Përbërësit:

-       30 gr gjalpë

-       1 qepë e vogël, e grirë

-       350 gr oriz i imët

-       100 ml verë e bardhë

-       1 litër lëng pule i lehtë

-       1.5 litër ajkë e lëngshme

-       200-250 gr djathë mocarelë, i prerë në copa

-       kripë e piper i bardhë

-       3 lugë kaçkavall parmixhan i thërrmuar

Përgatitja:

 Në një tenxhere shkrini gjalpin, shtoni qepën dhe zbrujeni në flakë të ulët, për 2 minuta, derisa të duket transparente. Hidhini orizin dhe lëreni të marrë shije duke e përzier për një minutë. Lageni me verë dhe kur kjo të jetë thithur, filloni të shtoni nga pak lëng mishi. Pas afro 10 minutash hidhini edhe ajkën, në dy herë, duke e përzier gjithnjë dhe pas 2-3 minutash shtoni edhe djathin mocarelë. Pas 15-18 minutash orizi do të jetë zier, ndërsa ju i hidhni gjatë kësaj kohe, pak nga pak, lëngun e mishit të nevojshëm. Provojeni për kripë dhe hidhini piper sipas shijes. Shërbejeni duke ofruar veç edhe kaçkavallin e grirë.

 

 

 

 

 

Shperndaj ne : Post on Facebook Add to your del.icio.us Digg this story StumbleUpon Twitter

Subscribe to comments feed Komente (0 u postua)

total: | shfaq:

Postoni komentin tuaj

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe shihni ne imazh:

Captcha

Log in

  • Dergo me email Dergo me email
  • Printo artikullin Printo artikullin
  • Vetem tekst Vetem tekst
Shperndaj ne : Post on Facebook Add to your del.icio.us Digg this story StumbleUpon Twitter

Taguar si:

Nuk ka tage per kete artikull

Votoni artikullin

0