living social

Home | Te jetuarit mire | Shendeti | Ndihma e pare | Ndihma e shpejtë nga kafshimi i gjarprit

Ndihma e shpejtë nga kafshimi i gjarprit

Font size: Decrease font Enlarge font
Ndihma e shpejtë nga kafshimi i gjarprit

Kujt i pëlqejnë ekskursionet në mal mund të gjendet në situata jo të këndshme për shkak të kafshimit nga gjarpri.

Ja pra disa udhëzime të nevojshme të ndihmës së parë që mund t’ju ndihmojnë në këto rrethana.
Për të evituar rrezikun, duhet ecur duke bërë zhurmë, mundohuni të mos prekni gurët dhe drunjtë, sidomos në zonat e ekspozuara në diell, përdorni këpucë të përshtatshme që mbrojnë këmbët deri tek kavilja dhe mos u ulni përtokë pa kontrolluar përpara në se ka gjarpërinj të fshehur ndër shkëmbinj.
Për të ndihmuar një person të kafshuar nga gjarpri, duhet vepruar menjëherë duke e shtrirë viktimën përtokë dhe duke u përpjekur fillimisht ta mbani të qetë, për të mos përshpejtuar qarkullimin e gjakut, që do të shpërndajë helmin nëpër trup me më shumë shpejtësi.
Simptomat e kafshimit nga gjarpri: Dhimbje e fortë, inflamim i zonës së prekur, hemorragji, etje dhe tharje e gojës. Me kalimin e kohës shtohen zverdhje, përçatje dhe ngërçe.
Si të reagojmë për t’i dhënë ndihmën e shpejtë personit të cilin e ka kafshuar gjarpri?
Është e mundur që të ngadalësojmë shpërndarjen e helmit në organizëm falë disa veprimeve të thjeshta. Mbi të gjitha, duhet fashuar dhe bllokuar gjymtyrën e prekur, në këtë mënyrë simptomat e para do të duken vetëm pas disa orësh dhe fitojmë kohë për të arritur në urgjencë.
Fashimi duhet bërë që nga fillimi deri në fund të gjymtyrës dhe nuk është e nevojshme ta shtrëngojmë tepër lidhjen, por mbi të gjitha duhet ta fiksojmë më një dru për të evituar çdo lloj lëvizje. Në qoftë se është e mundur nga rrethanat, mirë do të ishte të vinim akull mbi plagën.

Shperndaj ne : Post on Facebook Add to your del.icio.us Digg this story StumbleUpon Twitter

Subscribe to comments feed Komente (0 u postua)

total: | shfaq:

Postoni komentin tuaj

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe shihni ne imazh:

Captcha

Log in

  • Dergo me email Dergo me email
  • Printo artikullin Printo artikullin
  • Vetem tekst Vetem tekst
Shperndaj ne : Post on Facebook Add to your del.icio.us Digg this story StumbleUpon Twitter

Taguar si:

Nuk ka tage per kete artikull

Votoni artikullin

4.00