living social

Home | Te jetuarit mire | Shendeti | Ndihma e pare | Ndihma e parë, djegiet në shtëpi

Ndihma e parë, djegiet në shtëpi

Font size: Decrease font Enlarge font
Ndihma e parë, djegiet në shtëpi

Ja, se çfarë duhet bërë menjëherë dhe çfarë duhet evituar nëraste të tilla :

Hekuri i rrobave, uji i përvëluar, tenxherja mbi flakë, tava në furrë….. Në shtëpi mjafton një shpërqendrim i vogël për të shkaktuar një djegie. Një djegie, edhe pse jo shumë e rëndë, është gjithmonë e dhimbshme dhe duhet kuruar menjëherë në mënyrën e duhur për të evituar dëme në lëkurë.
Shpesh përdoren mënyrat shtëpiake, të cilat nuk bëjnë tjetër gjë, përveçse keqësojnë situatën.
Ja, se çfarë duhet bërë menjëherë dhe çfarë duhet evituar në raste të tilla:
 Ndihma e parë në shtëpi mund të bëhet vetëm për të lehtësuar dhimbjen dhe dezinfektuar lëkurën në rastet e djegieve të vogla. Ato të gradës së parë, të lehta, sipërfaqësore, në zona të kufizuara si duart, krahët dhe këmbët.
Rëndësia e djegieve është e dukshme me sy. Djegiet e lehta shkaktojnë skuqje, djegie dhe acarime me pika të vogla me kruajtje. Në djegiet më të rënda shfaqen flluska më të mëdha, zona e prekur është më e shtrirë dhe ngjyra më e fortë.
Kur shkaktohet një djegie, gjëja e parë që duhet bërë është të vini pjesën e dëmtuar nën rrjedhjen e ujit të ftohtë, akoma më mirë do të ishte uji i frigoriferit, sepse ka efekt kundër dhimbjes, pasi shtrëngon enët e gjakut.
Temperatura e zonës ulet, e lëkura dhe indet nuk djegin më dhe plaga fillon të përthahet. Mbajeni dorën në ujë derisa dhimbja të lehtësohet. Mbasi ta keni ftohur pjesën e djegur, me ujë të ftohtë, aplikoni 2-3 herë në ditë një pomadë me oksid zinku (e gjeni në farmaci) që ndihmon shërimin dhe eviton shumëfishimin e baktereve.
Kur lëkura shfaq plagë më të mëdha, me flluska të hapura, është mirë të përdorni një pomadë antibiotike, 2-3 herë në ditë, derisa të përthahet. Pasi të keni përdorur pomadën duhet ta mbuloni plagën me një garzë sterile që duhet ndërruar sa herë mjekohet plaga. Në farmaci ekzistojnë edhe garza me krem, që vihen një herë në ditë.
Vaji, e bardha e vezës, pudra, mielli, etj.,  duhen evituar sepse ngadalësojnë procesin e shërimit dhe nuk janë sterilë. Vaji, nga ana tjetër, ngrohet nga temperatura e plagës dhe përkeqëson situatën. Mos e vini kurrë plagën në kontakt direkt me akullin, mos kruani flluskat, mund t’i shponi vetëm me gjilpërë sterile dhe përdorni doreza.

Shperndaj ne : Post on Facebook Add to your del.icio.us Digg this story StumbleUpon Twitter

Subscribe to comments feed Komente (2 u postua)

avatar
Anna 02/03/2013
Ckm. Mami im ka djegur kemben me vaj dhe i eshte krijuar nje flluske e madhe, ajo ka marre gjithe ato mjekime por perseri flluska ka ngelur (Dhe pse ka kaluar ca kohe). Gjithashtu ka dhe dhimbje. Cfare keshilloni per te bere? Flm
Reply Thumbs Up Thumbs Down
-1
Raporto si te papershtatshem
avatar
toni 31/07/2013
Te shkoje tek mjeku menjehere! Ti lesh gjerat mbas dore eshte tipike e shqiptareve
total: 2 | shfaq: 1 - 2

Postoni komentin tuaj

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe shihni ne imazh:

Captcha

Log in

  • Dergo me email Dergo me email
  • Printo artikullin Printo artikullin
  • Vetem tekst Vetem tekst
Shperndaj ne : Post on Facebook Add to your del.icio.us Digg this story StumbleUpon Twitter

Taguar si:

Nuk ka tage per kete artikull

Votoni artikullin

4.00