living social

Mentja

Font size: Decrease font Enlarge font
Mentja

Kjo është një bimë shumëvjeçare e cila varion nga 40 deri 60 cm lartësi dhe gjethe që ndryshojnë ngjyrë nga e gjelbër në të purpurt. Lulet janë pothuajse gjithmonë sterile, me ngjyrë të bardhë ose ngjyrë vjollcë dhe me një aromë të fortë intensive dhe shumë të këndshme.

Ka shumë varieteteve të mentes ose siç e quajmë ndryshe nenexhik, ndër të cilat më të zakonshme dhe të njohura janë karamelet mente. Përveç karameles mente janë dhe të ashtuquajturat mentet e zeza, të pasura me vajra esencialë dhe një aromë të thellë edhe pse përmbajtja e mentes  është më e vogël se ajo e karameleve të bardha mente.

Mentja ose Nenexhiku ka qenë përdorur për shekuj nga qytetërimet e lashta duke nisur nga Egjiptianët dhe Romakët.

Kjo bimë shumë e zakonshme është përdorur shpesh jo vetëm si rregullator, i shijes në bërjen e ëmbëlsirave apo gatimeve të tjera në kuzhinë, por edhe në kozmetikën farmaceutike. Gjithashtu përdorimi i gjerë në fushën e mjekësisë për shkak të aftësive në tretjen e ushqimit, diuretik, rinfreskant, antiseptik, antispasmodic etj.

Mentja gjithashtu ndihmon në përmirësimin e shqetësimeve femërore me natyrë hormonale. Mesa duket mentja ka aftësi të ulë nivelin e hormoneve mashkullore në gjak, gjithashtu duke ulur nivelin e rritjes së qimeve në lëkurë. Mbjellja e mentes nuk kërkon shumë kujdes të madh këtë e tregon edhe fakti i shumë ballkoneve shqiptare që kanë menten në vazot e tyre, për të aromatizuar ambientin, dhënë shije gatimeve  por edhe përdorim mjekësor.

Shperndaj ne : Post on Facebook Add to your del.icio.us Digg this story StumbleUpon Twitter

Subscribe to comments feed Komente (0 u postua)

total: | shfaq:

Postoni komentin tuaj

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe shihni ne imazh:

Captcha

Log in

  • Dergo me email Dergo me email
  • Printo artikullin Printo artikullin
  • Vetem tekst Vetem tekst
Shperndaj ne : Post on Facebook Add to your del.icio.us Digg this story StumbleUpon Twitter

Taguar si:

Nuk ka tage per kete artikull

Votoni artikullin

0